SHSSH zbaton projektin e kujdestarise ne familje
Për të reduktuar qëndrimin në shtëpitë e fëmijës, Shërbimi Social Shtetëror ka filluar të aplikojë projektin më të fundit, atë të kujdestarisë ne familje. Fillimisht kjo nismë po zbatohet në Tiranë dhe Shkodër, me mbështetje edhe të UNICEF. Kujdestaria në familje do tju vijë në ndihmë fëmijëve që nuk ju plotësohen të drejtat që duhet te kenë nga familjet biologjike apo që nuk e kanë një të tillë.
"Kujdesin në familje e fiton cdo fëmijë kur familja biologjike në të shumtën e rasteve nuk ka kushte për të rritur dhe edukuar fëmijët e tij. Në këtë rast kontaktimi është me njësinë e qeverisjes vendore për të gjetur familjen e kujdestarisë", bën të ditur Gazmend Zita, drejtor në sektorin për mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve, ne SHSSH.
Për monitorimin e familjeve që duan të kujdesen për fëmijët në nevojë jane ngritur inspektoriate të posacme, pranë njesive të qeverisjes vendore, të cilat do të bashkëpunojne dhe me strukturat e Shërbimit Social Shtetëror. Vendi ynë, që prej muajit nëntor te 2010 ka një ligj për mbrojtjen e të drejtave të femijeve.
Edlira Sulejmani