E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, zbulohen armë dhe drogë në bunker 3 në pranga

FIER-Armë dhe drogë janë zbuluar në një bunker nga policia e Fierit ndërsa janë prangosur 3 persona.
Falë një operacioni të policisë janë sekuestruar ditën e sotme 9 kallëpe tritol, 4 kapsolla detonatorë si dhe u sekuestrua sasia prej 2 kg kanabis sativa. Policia dyshon se autorë të fshehjes së municioneve dhe lëndës narkotike janë 3 shtetasit, Lirim Spahiu, Artan Bedini, Ramazan Pergjiti. Tre shtetasit janë vënë në pranga ndërsa prokuroria po heton mbi lidhjet e mundshme të tyre mbi aktivitete të paligjshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›