E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove MediatQeveria Thaci dhe3 dite legjitimitet

PRISHTINE- Zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove mund te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti.
Mediat ne vend shkruajne se qeverise se kryeministrit Hashim Thaci i kane mbetur edhe tre dite legjitimitet. Te marten do te mblidhet Kuvendi i Kosoves per te votuar mocionin e mosbesimit te Qeverise te iniciuar nga AKR-ja i cili mund te shenoje fundin e qeverise aktuale.

Nese mocioni i mosbesimit merr votat e nevojshme renia e qeverise do te pasohet nga shperberja e parlamentit ne menyre qe te hapet rruga per zgjedhje te parakohshme brenda ketij viti.
Konform ligjit per zgjedhje te pergjithshme zgjedhjet ne raste te tilla nuk mund te mbahen me heret se 30 dite e as me larg se 45 dite pas shperndarjes se Kuvendit.
Nese numerimi i diteve fillon nga 2 nentori atehere afati me i larget kohor per mbajtjen e zgjedhjeve do te jete 12 dhjetori date kjo qe perkon me diten e diel.

Ndryshe nga zgjedhjet e rregullta qe percillen me fushate nje mujore ato te parakohshmet kufizohen ne 10 dite. Por nderkohe zyrtare te Qeverise kane paralajmeruar se brenda pak ditesh do ta plotesojne me figura te reja politike vakuumin e krijuar ne gjashte ministri pas largimit te LDK-se nga koalicioni qeverises me qellim te zhbllokimit te shume marreveshjeve dhe tendereve qe kane mbetur pezull per shkak te mungeses se ministrave.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›