E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria Pershendesim reduktimin e forcave KFOR

Prishtine 30 tetor NOA - Qeveria e Kosoves e ka pershendetur vendimin e Aleances se Atlantikut te Veriut per reduktimin e trupave ne Kosove nga 10 mije te tilla qe jane aktualisht ne territorin e vendit te saj ne 5 mije.

Ky vendim eshte edhe nje deshmi se ne Kosove gjendja e sigurise eshte e larte dhe se institucionet e sigurise po i zhvillojne me sukses kapacitetet e veta thuhet ne deklaraten perkatese qe qeveria e Kosoves ka leshuar me nje rast te tille.

Duke shtuar se ajo e mirepret ristrukturimin gradual te KFOR-it ne nje force edhe me te levizshme me fleksibile dhe me kapacitete te larta.

Ne fund te deklarates qeveria e Kosoves nuk ka harruar as edhe te falenderoje te gjithe ushtaret e KFOR-it per sherbimin profesional te tyre ndaj gjithe qytetareve te Kosoves.

Lajmi per reduktimin e trupave ushtarake te KFOR-it u komunikua dje nga vete shefi i Aleances Rasmussen sipas te cilit nje mase e tille po ndermerret pasi Kosova po tregon permiresim te shkalles se saj te sigurise.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›