Liberalizimi i vizave thike me dy presa
Agjenci te ndryshme lajmesh kane njoftuar ditet e fundit se abuzimi me aplikimet per azil nga shtetasit e Maqedonise dhe Serbise mund te sjelle rivendosjen e vizave per keto vende. Lexuesit mund ti kujtohet se ky ishte nje problem i mprehte fill pas liberalizimit te vizave per keto dy shtete kur autobuse te mbushur plot me shqiptare e rome iu drejtuan Belgjikes dhe Gjermanise me synimin per te fituar azil politik. Fluksi i azilkerkuesve u pakesua pas trysnise se forte te BE-se ndaj qeverive serbe e maqedonase por sipas lajmeve te fundit qe vijne nga Brukseli duket se po shtohet perseri.
Nderkohe qeveria shqiptare duke e quajtur te sigurt celjen e drites jeshile per liberalizimin e vizave me 8 nentor per Shqiperine duket me e prirur te pergatitet per festimin e nje ngjarjeje te tille sesa per marrjen e masave per mos ndodhjen e asaj qe ndodhi e po ndodh me Serbine dhe Maqedonine. Vetem disa njoftime publicitare te dobeta e ndonje fjale te thene aty-ketu nga qeveritaret te kap syri apo veshi ne mediat shqiptare ne lidhje me kufizimet e qendrimit ne vendet e lsquoShengenit. Nga ana tjeter vlera monumentale e lirise se levizjes ne Europe ze vendin kryesor ne ligjerimin publik te qeverise.
Si ne shume raste te tjera te ngjashme qeveria shqiptare po mundohet qe nje hap perpara ne rrugen e gjate dhe te veshtire te integrimit euro-atlantik ta perdore per qellime elektorale ne politiken e brendshme duke theksuar te mirat qe sjell ky hap por duke anashkaluar detyrimet qe rrjedhin prej tij. Keshtu per shembull qeveria e tejperdori anetaresimin ne NATO gjate fushates se fundit elektorale por harroi te merrte parasysh keshillat e kesaj organizate te fuqishme per reformimin e SHISH-it.
Aktualisht qeveria duket se do ta perdore liberalizimin e vizave si mjetin kryesor propagandistik ne fushaten e zgjedhjeve lokale duke theksuar vetem anen e ndritshme te tij. Por fatkeqesisht nje loje e tille mund te rezultoje fatale per te e per ata shqiptare qe e shohin liberalizimin e vizave tamam ashtu sic eshte ne te vertete si nje mundesi per te levizur lirshem ne Europe e jo per te jetuar e punuar atje.
Diten e pritshme te liberalizimit te vizave e ndajne me se 6 muaj nga ajo e zgjedhjeve lokale ne qofte se keto te fundit do te zhvillohen ne daten e dekretuar nga Presidenti. Gjate ketyre 6 muajve shume shqiptare do te udhetojne ne Europe per te vizituar te aferm per turizem per psonisje etj. Dhe mendja ta do se shume prej tyre do te kthehen ne Shqiperi brenda 3-muajshit te lejuar nga BE-ja. Por mendja ta do gjithashtu se nje pjese e tyre te painformuar mire nga qeveria dhe te nxitur nga ekzaltimi qeveritar rreth liberalizimit te vizave do ta shohin udhetimin e lire drejt Europes si nje bilete te prere vetem per vajtje. Dhe ne kete rast BE-ja mund te rivendose vizat ashtu sic po diskutohet aktualisht per Serbine e Maqedonine.
Ne fakt qeveria ndodhet tani mes dy zjarresh. Nga njera ane ne kushtet kur po detyrohet te tkurre buxhetin e shtetit ajo synon ta perdore lirine e levizjes ne Europe si armen kryesore ne fushaten elektorale per zgjedhjet lokale. Nga ana tjeter ne qofte se u meshon kufizimeve te qendrimit ne Europe ajo mund te shmange rrezikun e rivendosjes se vizave por do te pakesoje efektin elektoral te liberalizimit te tyre.
Nje qeveri qe te miren e qytetareve te saj e quan si objektiv paresor te ekzistences se vet pa dyshim do te zgjidhte kete perqasjen e dyte. Por jo cdo qeveri ne bote eshte e tille disa qeveri e vene mbi gjithcka perfitimin politik nga veprimet e tyre. Duke e paragjykuar qeverine tone si te tille perseri lind pyetja nese ajo do te perfitoje apo do te humbase politikisht nga ekzaltimi qe po krijon duke theksuar lirine e levizjes ne Europe dhe duke permendur fare pak kufizimet e qendrimit ne te. Nuk eshte e lehte qe pergjigjja e kesaj pyetjeje te jepet qe sot per kete duhet pritur pranvera e ardhshme ...