Kosovë, Mesic: Ndryshimi i kufijve, vetëm iluzion
PRISHTINE- Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesic ka deklaruar sot se Serbia nuk është e detyruar ta njohë Kosovën, por i rëndësishem është qarkullimi i lirshëm i njerëzve dhe mallrave, ndërsa i ka quajtur iluzionistë ata që mendojnë se do te kete ndryshim kufijsh.
Deklarata eshte bere ne Prishtine, pas takimeve që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe zëvëndëskryeministrin Hajredin Kuçi.
“Kosova është shtet dhe kjo është e qartë për të gjithë. Arkitektura e Evropës me mëvetësinë e Kosovës ka përfunduar dhe këtu më nuk do të ketë ndryshime. Ka iluzionistë, të cilët mendojnë se edhe në Bosnje Hercegovinë mund të ndërrohen dhe kufijtë e Evropës në këtë pjesë mund të ndërrohen, por në këtë mënyrë mendojnë vetëm iluzionistët, tha Mesic.