E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më plakë se e ëma

Hajlei Okines, së cilës i ishte thënë se nuk do të mund të jetonte më shumë se 13 vjeçe, vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur progeria, e cila i plak fëmijët me shpejtësi përpara se ata në kohën reale të arrijnë adoleshencën. Por, tani ajo ka mbushur 14 vjeçe dhe ka shkruar autobiografinë e quajtur E moshuar përpara kohës sime. Trupi i Hajleit është si ai i një 105-vjeçareje. Libri është shkruar bashkë me ndihmën e së ëmës. Sëmundja progeria e plak trupin tetë herë më shpejt se normalja dhe prek një në tetë milionë fëmijë. Gjithsej, në botë janë raportuar 89 raste në 32 vende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›