SHBA dhe Kina diskutojne mbi strategjine e marredhenieve

Shtetet e Bashkuara dhe Kina do te zhvillojne javen e ardheshme ne Uashington bisedime dyditeshe te nivelit te larte qe do te perqendrohen ne forcimin e marredhenieve mes dy vendeve. Zyrtaret amerikane shpresojne se ky takim i pervitshem ose Dialogu Strategjik dhe Ekonomik sic njihet ndryshe do te ndihmoje dy ekonomite me te medha te botes te diskutojne mbi nje numer ceshtjesh te debatueshme si vlera e monedhes kineze te drejtat e pronesise intelektuale dhe mundesite e kompanive amerikane per te depertuar ne tregun kinez.
Prej kohesh kompanite e huaja e kane perqendruar vemendjen te Kina si nje vend joshes per prodhim dhe shitje me fuqine e saj te lire punetore dhe numrin e pafund te konsumatoreve.
Por pirateria e filmave dhe e muzikes si dhe shkelje te tjera te pronesise intelektuale jane nje nje problem i madh per kompanite e huaja sic eshte natyrisht edhe monedha kineze juani qe nuk pasqyron vleren e saj te vertete te tregut.
Keto ceshtje do te jene teme diskutimi mes zyrtareve amerikane dhe kineze gjate takimit te tyre ne Uashington te henen dhe te marten.
Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner
Para dy vjetesh Kina propozoi disa politika te cilat po te ishin zbatuar do ti kishin demtuar me tej interesat e kompanive te huaja. Ne muajin janar te ketij viti Presidenti Hu i propozoi Presidentit Obama disa ndryshime mjaft premtuese. Jo vetem ne mbrojtjen e prones intelektuale por edhe persa i perket zgjerimit te mundesive te kompanive amerikane ne prokurimet qeveritare kineze dhe ne fusha te tjera.
Autoritetet kineze duket se po i shtojne perpjekjet per te marre masa kunder piraterise. Ato kane filluar nje nisme pilot per te garantuar se ndermarrjet shteterore do te perdorin vetem programe kompjuterike te ligjshme. Nderkohe vlera e juanit po rritet gradualisht.
Ne deshirojme qe juani te rritet me shpejt ne vlere. Mendoj se kjo eshte e rendesishme per Kinen. Degjojme se tani zyrtaret kineze po shprehen me hapur ne publik per faktin qe kjo ka rendesi per te frenuar rrezikun e inflacionit si dhe euforine qe ka shkaktuar rritja e cmimeve ne tregun imobiliar.
Prej vitesh ekonomia kineze eshte mbeshtetur tek eksporti prandaj zyrtaret amerikane dhe kineze po perpiqen ta ndryshojne kete prirje pra qe konsumatoret kineze te blejne me teper mallra. Zyrtaret amerikane deshirojne gjithashtu qe Kina te mos favorizoje bizneset vendase dhe qe bankat kineze te zgjerojne praktikat e tyre te kreditimit.
Sot per sot nje ndermarrje shteterore ne Kine eshte e favorizuar per sa i perket kreditit dhe kapitaleve me kosto te ulet pra ndryshe nga kompanite e tjera. Kjo i ndryshon rregullat e lojes ne favor te kompanive kineze dhe ka efekt material mbi gjendjen ekonomike.
Pekini me sa duket do ti ushtroje trysni Uashingtonit per me teper akses ne tregun amerikan dhe qe Shtetet e Bashkuara tu japin fund kufizimeve ndaj eksporteve te teknologjise se larte sidomos asaj me perdorime ushtarake.
Pritet nderkohe qe zyrtaret amerikane te ngrene ne takim ceshtje te te drejtave te njeriut. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton
Ne jemi thellesisht te shqetesuar nga raportet se qe nga muaji shkurt dhjetra njerez duke perfshire avokate shkrimtare artiste intelektuale dhe veprimtare jane ndaluar dhe arrestuar ne menyre arbitrare.
Zyrtaret amerikane thone se takime te tilla jane te rendesishme sepse ndihmojne te percaktohen drejtimet e ardheshme te marredhenieve amerikano-kineze te cilat po behen me te rendesishmet e botes. Por analistet thone se nuk presin ndonje arritje per tu shenuar nga takimi i radhes ne Uashington.