U konvertua në myslimane, vëllezërit e masakrojnë

Masakrojnë të motrën pasi vite më parë ishte konvertuar nga besimtare e sektit kopt ( të krishterë në Egjipt ) në myslimane.
Në vitin 2005, Salua Adel vendosi të braktisë shtëpinë dhe besimin e saj për hir të një dashurie të lindur me një të ri mysliman në Kajro. Por disa vite më vonë, tre vëllezërit e 28 vjecares, arritën të lokalizojnë banesën e saj, futen brenda e më pas e masakrojnë me thika, bashkë me djalin e saj 5 vjeçar, frut i martesës me të riun mysliman.
Krimi makabër është pranuar nga vetë autorët të cilët para gjykatës në Kajro janë shprehur se kanë vrarë motrën e tyre për të “pastruar gjakun e familjes”.
Ndërkohë, akti në fjalë ka ndezur protesta të besimtarëve muslimanë ekstremistë, të cilët janë tubuar para gjykatës duke kërkuar vdekjen e 3 vëllezërve.