Nën kontroll të rreptë 190 km vijë bregdetare
14/04/2011 Durrës, bllokohen 14 mjete ujore peshkimi, pasi nuk kishin dokumentacionin e duhur
DURRES- E gjithë vija bregdetare, e cila është nën juridiksionin e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe të Migracionit në Durrës është bërë objekt i një kontrolli të gjerë në vëzhgimin e aktivitetit që ushtrojnë subjekte të ndryshme në det dhe buzë deti. Dhjetëra anije e mjete peshkimi, disa hotele e restorante, si dhe autovetura në anë të detit janë detyruar t’i binden policisë, të cilët kanë bllokuar disa sanalle gjuetie peshku ngase nuk kishin lejen e aktivitetit.
Kontrolli
Drejtues Saimir Boshnjaku ka deklaruar se operacionet nga toka, deti e ajri kanë vijuar në mënyrë paralele në disa drejtime për rreth 72 orë pa ndërprerje. Policia e Kufirit dhe Migracionit me drejtori në Durrës ka nisur këtë kontroll në vijën veriore të juridiksionit të saj në Hidrovorin e Vilunit pranë kufirit me Shkodrën dhe është shtrirë deri në Hidrovorin e Bedatit në Jug në kufi me Vlorën. Drejtues Boshnjaku ka thënë se “Gjatë tre ditëve është ushtruar kontroll në 6 anije peshkimi, 38 sanalle gjueti peshku, 27 lokale në anë të detit dhe të 18 automjeteve që kanë qenë në brezin e rërës në pika e plazhe të ndryshme”. Synimi parësor i kontrollit të shpejtë, befasues dhe të organizuar ka synuar të ketë të dhëna të plota e të sakta nëse në det apo në breg të detit ushtrohet aktivitet i kundërligjshëm. Parandalimi e goditja e trafiqeve të paligjshme ka nxjerrë në det disa skafe të Policisë Kufitare, si dhe dy motovedeta, një helikopter dhe mjete e efektiva të shumta të policisë së komisariateve nga Lezha deri në Vlorë. Patrullimet tokësore dhe ato detare janë harmonizuar me kontrollet nga ajri përmes lidhjes me sallën operative të policisë, shërbimi operativ i së cilës është përgjigjur në të gjitha rrethanat për të saktësuar identifikimet e ndryshme të mjeteve e personave apo për të afruar ndihma. Grupe me specialistë të sektorëve të ndryshëm të luftës kundër kriminalitetit kanë hyrë brenda në peshkatoret e gjuetisë, duke u bërë të ditur edhe shkakun. Policia ka theksuar se këto anije gjuetie peshku janë kontrolluar kryesisht për klandestinë në bordet e tyre, si dhe për lëndë narkotike. Bregdeti i Durrësit ka disa vite që nuk përbën me problem për forcat ndërkombëtare të ruajtjes së ujërave nga trafiqet e paligjshme të çdo lloji, të cilat niseshin nga brigjet shqiptare me drejtim bregdetin italian e brigjet dalmate. Patrullimet janë bashkërenduar në atë mënyrë që gjithçka të mos krijonte asnjë hapësirë për mjetet lundruese t’i shmangen kontrollit. Nga bregdeti i Shëngjinit deri në ujërat e Vlorës anijet e transportit të mallrave dhe motopeshkatoret së bashku me sanallet e gjuetisë janë detyruar të paraqesin të gjithë dokumentacionin për ushtrimin e aktivitetit. Nga të dhënat zyrtare të kësaj drejtorie të kufirit mësohet se policia nuk ka gjetur në asnjë rast në trafikun e lëndëve narkotike, të qenieve njerëzore apo kontrabandës. “14 sanalle janë bllokuar pasi nuk kishin dokumentacionin e duhur të gjuetisë dhe ishin futur në thellësi të ujërave territoriale, duke shkelur detyrimet e përcaktuara për gjuetinë në ujëra”,-është shprehur përmes zëdhënëses drejtues Boshnjaku. Ky është operacioni i parë që kontrolli përfshin një gjatësi të tillë gjeografike apo edhe drejtime të tjerra veç mjeteve të lundrimit. Rreth 27 hotele që ushtrojnë aktivitet në brezin afër rërës janë përfshirë në listën e objekteve të dyshuara për aktivitet të paligjshëm lidhur kryesisht me prostitucionin. Ndonëse informacionet kanë qenë deri diku të besueshme gjatë kontrollit nuk është bërë e mundur identifikimi i asnjë rasti. Po ashtu edhe mjetet e parkuara në anë të detit brenda brezit të rërës janë ndaluar për t’iu nënshtruar kontrollit të imtë për t’u liruar pak orë më pas. Patrullimet në zonën e Durrësit tek Currilat kanë zbuluar mjetin tip Benz me targa Durrësi që është deklaruar i vjedhur disa kohë më parë. Pohimet policore saktësojnë se gjuetia e peshkut me mjete e metoda artizanale ka dëmtuar rëndë faunën. Gjuetia pa kriter e faunës së egër dhe e peshkimit ka rritur ndjeshmërinë e specialistëve. Më shumë se 3200 specie bimësh të larta dhe 756 lloje rruazoresh, ku 90 prej tyre ndodhen në vendin tonë kanë status botëror mbrojtjeje.