Ruli Masa per te perbaluar situaten ne Shkoder
07/12/2010Ministri i Bujqesise flet mbi situaten e permbytjeve masat e marra si dhe strategjite
Ne nje interviste ministri i Bujqesise Genc Ruli ka shprehur pergjegjesite ne situaten e permbytjeve si dhe te theksuar investimet e bera per sistemet e kullimit. Gjithashtu ka theksuar se permbytjet nuk kane te bejne me mungesen e investimeve.
- Zoti Ruli cila eshte situata ne Shkoder
- Do te thosha se sot kemi nje situate me te stabilizuar. Nuk do doja ne asnje menyre te avancoja nje optimizem te theksuar e te thosha se kemi dale nga situata kritike sepse java qe vjen do te kete perseri reshje kemi para dimrin qe do te kete reshje por dua te them se kemi nje stabilizim sa i perket niveleve te rrezikut. Ditet e fundit kemi qene ne nje gare te vertete me nivelin e ujit gare ku fitonte ai qe rritej me shpejt pra niveli i ujit apo niveli i argjinatures dhe i prites nga ana jone. Shume here ne kete gare u ndiem pothuajse te humbur uji rritej me shpejt sesa argjinatura qe ngrinim ne sidomos ajo e Torovices qe mbron gjithe Lezhen Gjadrin etj. Dy dite me pare situata atje ishte shume kritike ndersa tashme mund te konsiderohet perfundimisht e stabilizuar.
Ne kemi arritur te sigurojme nje ngritje me volume pune masive prej 6000 metra kub qe jane bere ne harkun e dy-tri diteve te hedhur ne nje argjinature apo dige qe ka nje gjatesi gati 1 km dhe qe eshte ngritur mbi nje meter ne volumet e saj. Perfundimisht si pasoje edhe e minimizimit te fluksit te reshjeve te cilat vetvetiu dhane ndikim dhe ne shkarkimet e lumenjve apo te kaskades se Drinit tashme kemi nje situate te stabilizuar. Do te thosha se ne gjithe Shqiperine edhe ne Vjose ku patem frontin e dyte ne te cilin u ndiem te kercenuar tri dite me pare per shkak te prurjeve te medha nga reshjet ne gjithe zonen ujembledhese te Vjoses parmbreme arritem te kalojme rrezikun e daljes se lumit nga shtrati dhe te shmangim permbytjen e zonave te gjera. Lumi tani eshte ne renie te nivelit te tij dhe ndodhemi ne nje situate disi me te qete por gjithmone ajo mbetet shqetesuese.
- Zoti Ruli ju kaluat nga Shkodra ne Vjose a parashikohet qe kjo situate qe eshte tani te vazhdoje duke pasur parasysh edhe parashikimin e motit per te cilin besoj se keni informacion te sakte
- Keni te drejte Shkodra eshte zona e pare qe permbytet gjithmone ne Shqiperi per arsye se Shkodra dhe gjithe ajo qe quhet zona e Nenshkodres me gjithe pellgun ujembledhes te basenit te Drinit dhe lumenjve te tjere eshte zona me komplekse ne Shqiperi dhe ne Ballkan nga pikepamja hidrike. Madje mund te them se eshte nder te paktat zona me kete kompleksitet hidrik ne te gjithe Evropen. Ne faktikisht patem nje dinamike te zhvilluar kryesisht gjate muajit nentor te mos harrojme se kercenimet e permbytjes filluan nga data 11 nentor me shkarkimet e medha qe erdhen nga lumenjte anesore Kiri e Gjadri te cilet derdhen ne liqenin e Shkodres dhe nga shkarkimet qe u detyrua te bente KESH-i ne kaskaden e Drinit konkretisht ne Vaun e Dejes. Faktikisht me 11 nentor megjithese derdhjet ne Bune arriten nivelin 3000 metra kub ne sekonde nuk patem permbytje per arsye se nje pjese e madhe e ketij uji u kthye perseri ne liqen duke rritur nivelin e tij. Pjesa tjeter u shkarkua ne zonen depresive te Drinit qe eshte zona e harkut te Berdices etj.
Faktikisht situata erdhi ne kete gjendje sidomos me date 23 nentor kur shkarkimet e medha qe vinin sidomos nga lumi Kir dhe Gjader lumi Ceni dhe i Xetes por edhe shkarkimet e Vaut te Dejes bene qe derdhjet ne Bune te arrinin ne 4000 metra kub. Pra duke pasur parasysh qe Buna ka nje kapacitet teorik dhe teknik te ujit qe duhet te kaloje ne te prej 2200 metra kub vetvetiu uji i tepert nuk kishte ku te shkonte pasi nderkohe edhe liqeni qe fryre dhe nuk mund te sherbente me si rezervuar. Ishte kjo dinamike qe shkaktoi fillimin e permbytjes se zonave perreth. Me 23 nentor patem 4000 hektare te permbytur dinamika vazhdoi me pas me daten 30 nentor qe do ta quaja kulmin e permbytjes. Pervec shkarkimeve te medha reshjeve qe vazhdonin te binin dhe qe rritnin shume me teper sasine e ujerave qe duhej te shkarkoheshin ne zone patem edhe dalje masive ne zonen e Aurelat e Bunes apo te Shirgjit drejt fushes sidomos ne zonat e Dajcit Velipojes zones se Rreze Malit te cilat u permbyten ne menyre masive dhe permbytjet arriten ne 10000 hektare vjet u permbyten 12000 hektare.
Ditet e para te dhjetorit situata u perkeqesua edhe me shume sado qe gjate gjithe kesaj kohe kaskada e Drinit vetem ka ndihmuar ne lehtesimin e situates per arsye se ne fund te fundit po te shohim bilancet e kaskades ajo ka derdhur me pak uje sesa ka grumbulluar nga prurjet e Drinit dhe te gjithe lumenjve anesore qe derdhen ne tri liqenet e hidrocentraleve. Ne fillim te dhjetorit kishim nje nivel te jashtezakonshem reshjesh qe arriten deri ne 80 mm ne dite. Duhet te kemi parasysh se ne e kemi mesataren vjetore te reshjeve 1200 mm ne vit. Faktikisht vetem gjate muajit nentor une ju kam sjelle edhe nje harte ne Shqiperi jane derdhur rreth 500 mm shi. Ne harte verehet se per muajin nentor Shqiperia perfshihet ne zonat e Evropes me reshje maksimale qe arrijne deri ne 550-600 mm.
- Kjo vetem per muajin nentor
- Po vetem per muajin nentor. Me 1 dhe 2 dhjetor permbytjet arriten ne siperfaqen maksimale prej 13500 hektaresh. Vazhduan derdhjet nga lumenjte anesore nga Vau i Dejes madje ndonjehere vetem Vau i Dejes ka derdhur 2900 metra kub ne sekonde gje qe ka sjelle zmadhimin e zones se permbytur dhe madje shkaktoi edhe nje rrezik te metejshem per arsye se uji iu drejtua zones te Mertemzes duke shkaktuar dhe mbikalimin dhe carjen e argjinatures se Casit. Por me lejoni te theksoj edhe nje here se rreziku me i madh ka qene ai i dy netve te fundit kur uji sulmoi argjinaturen e Torovices. Argjinatura e Torovices ndan te gjithe zonen ne forme lugine qe shkon deri ne Fushe-Kruje. Carja e kesaj zone do te sillte nje katastrofe te dyte per arsye se gjithe kjo mase uji me nje rrjedhje shume te fuqishme do ti drejtohej kesaj zone duke permbytur te gjithe zonen e Kurbinit Lezhes qytetin e Lezhes nenstacionin e Lezhes. Momenti me kritik ka qene pikerisht tri net me pare deri ne te gdhire kur me shume veshtiresi me gjithe mobilizimin maksimal mundem te kontrollojme situaten e argjinatures se Torovices. Po keshtu shume shqetesuese ka qene situata ne argjinaturen e Adriatikut e cila mbron zonen e Fushekuqes. Mund te them se zona e Fushekuqes pervecse zone bujqesore ka nje rendesi te dyte sepse aty jane te gjitha puset e ujit prej nga furnizohet Durresi Kavaja dhe nje zone e tere me gati gjysme milion banore. Hyrja e ujit ne ate zone vetvetiu do ti kishte nxjerre jashte perdorimi.
Z. Ruli nje pyetje per ju si minister i Financave ne vitin 1992-1994 si minister i Ekonomise ne vitin 2005-2009 dhe tani si minister i Bujqesise. A ndjeheni fajtor ju personalisht qe ne keto 20 vjet nuk eshte bere qofte dhe nje veper hidroenergjetike ne Shqiperi
Personalisht do te shfaqja nje modesti te tepruar nese do te thosha po mbaj nje pjese te pergjegjesise dhe te fajesise por dua me shume te shpjegoj qarte cila eshte situata dhe si ndahen pergjegjesite. Sistemi yne i mbrojtjes sidomos nga permbytjet nga erozioni etj nuk mund te them qe eshte sistem i perkryer. Eshte sistem i amortizuar. Investimet e bera ne 20 vjet nuk e kane permiresuar. Maksimumi ne disa raste e kane mbajtur ne nivelin qe eshte por ne disa raste dhe e kane lene te perkeqesohet. Per shembull kemi rastin e mjaft digave te rezervuarve ne Shqiperi pasi nuk jane pak por rreth 600 rezervuare gjendja e te cileve eshte perkeqesuar. Atehere Genc Ruli si pjese e klases politike te ketyre 20 viteve mund te thote po kam pergjegjesi pse nuk i kushtova me shume vemendje ne te gjitha harkun e 20 viteve sepse gjerat qe duan 20 vjet nuk mund ti besh kurre dot ne 20 muaj edhe sikur te kesh mundesine financiare dhe vullnetin e duhur. Por do te thosha situata e permbytjeve sivjet nuk ka aspak ne thelb gjendjen e demtuar te parehabilituar apo te amortizuar te sistemit te mbrojtjes ne Shkoder sic ka pasur disa interpretime te gabuar po le menjane ata dashakeqe ne ditet e fundit. Ajo cfare u demtua nga permbytjet e dimrit te kaluar u arrit qe te rehabilitohet teresisht kete vit.
Nga maji deri ne tetor cfare bete z. Ruli
Une po them u rehabilituan.
Cfare u rehabilitua nuk u be asnje gje. Z. Berisha ka thene se do te filloje Buna
Rehabilitimi i sistemit te mbrojtjes nuk ka qene Buna. Rehabilitim do te thote qe digat e Dajcit argjinaturat e Dajcit Daragjatit te Casit te Kirit te Ashtes kanalet e kullimit te cilat u demtuan rende nga permbytjet e vitit te kaluar te ktheheshin ne gjendjen para permbytjes. Pra sistemi te ishte ne ato nivele mbrojtese qe eshte projektuar. Idete e tjera a do te thellohet Buna apo jo a do te behet nje kanal i dyte shkarkues krahas Bunes apo do te mjaftohemi vetem me Bunen a do ta leme Drinin te derdhet ne Bune apo do ta cojme ne shtratin e vjeter qe e derdh ne Drinin e Lezhes keto jane elemente suplementare te cilet do te ndermerren pas nje studimi teresor per kete zone e cila gjithmone do te rrezikohet nga permbytjet dhe asnjehere nuk do te shpetoje 100 per qind nga permbytjet. A kemi mundesi ti krijojme marzhe garancie me te larta per tu mbrojtur kur vijne plota te medha uji Atehere po mund te diskutonim nese ishte i nevojshem thellimi i Bunes. Une vete nuk e ndaj dot kete mendim sepse thellimi i Bunes do te thote dhe prishje e te gjithe ekosistemit te liqenit te Shkodres qe ka te beje me Malin e Zi dhe me Shqiperine. Eshte dicka qe do studiuar. Sa do te thellohet ku do te thellohet dhe deri ku Duke ditur qe kemi ne kufi Malin e Zi cfare do te prekim ne ate zone Sivjet Mali i Zi eshte me i predispozuar per arsye se pesoi permbytje te medha qe nuk i pati vjet. Pra edhe Mali i Zi po sheh qe nivelet e projektuara qe ne vitin 1960 dhe te miratuara me marreveshje mes dy vendeve per te mbajtur ne nje maksimum 5 metra lartesi mbi nivelin e detit argjinaturat mbrojtese rrotull Bunes nuk jane me ata te duhurit per arsye se moti ndryshimet klimatike po sjellin plota qe me pare parashikoheshin te ndodhnin nje here ne 100 vjet e qe sot po ndodhin ne nje frekuence shume me te madhe. Mali i Zi tani tregoi gatishmeri qe te pakten gryka e Berit pika me kritike e Bunes te mund te thellohet ose te mund te hapet. Kjo mund te behet me ane te nje studimi dhe ne studimin e kemi projekt prioritar me financim te Bankes Boterore per vitin qe vjen per te gjithe basenin e Drinit dhe per mbrojtjen e zones fundore te tij qe eshte zona e Nenshkodres. Ndersa ato qe them une jane realizuar jane hedhur faktikisht rreth 160 milione leke per rehabilitime.
Kjo eshte e vertete z. Ruli nuk e mohon njeri kete po pse ka shume energji te harxhuara vetem per rehabilitim
Vjen me pyetjen qe ju bete do te kapim kohen e humbur. Ate qe nuk eshte bere per vite me radhe.
Ju e pranoni kete gje qe nuk eshte bere
Them qe nuk eshte bere. Ne vitet 1999-2005 mesatarja e investimeve per mbrojtjen dhe kullimin ne zonen e Shkodres eshte 35 milione leke ne vit. Ne vitet 2006 e deri me sot eshte 90 milione leke ne vit. Shkodra sot eshte disa here me e mbrojtur se me pare. Eshte tjeter problem permasat me te cilat shfaqen fenomenet natyrore. Prurjet jane te tilla qe nuk kane ndodhur ne Shqiperi per disa dekada me radhe. Vitin e kaluar ne mendonim se permbytje reshje shkrirje bore si ato nuk do te ndodhnim me ne Shqiperi. Por po ju them se periudha tetor-nentor e vitit 2010 krahasuar me periudhen tetor-nentor te vitit 2009 ka qene me shume me teper prurje. Po ju marr si shembull prurjet ne kaskaden e Drinit qe jane nje tregues i madh. Ne periudhen tetor te vitit 2010 ato kane qene 3.5 here me te larta se ne tetor 2009 ndersa ne nentor arriten perseri ne te njejtin nivel 3.5 here me te larta. Ne fund te nentorit e deri ne ditet e sotme pra fillim dhjetori prurjet ne Drin jane shtate here me te larta se ckane qene vitin e kaluar. Behet fjale per shtate here me shume uje ne Drin krahasuar me nje vit me pare.
Z. Ruli ne vitin 2005 eshte mbyllur Instituti i Veprave Hidroteknike dhe ne vitin 1994 Instituti i Veprave Bonifikuese. Nje pjese e inxhiniereve me te cilet jam konsultuar kete e quajne krim qe ka si pasoje kete qe po ndodh ne Shkoder. E pranoni kete
Nuk do te ngutesha ta pranoja. Sigurisht keto kane qene institucione te shkences se aplikuar qe drejtonin gjithe mendimin teknik te asaj kohe. Nje pjese e ketij kuadri ka humbur. Jo se eshte perzene nga shteti jo thjesht sepse ketyre instituteve iu ra rendesia por ne alternativat e tranzicionit kane gjetur zgjidhje te tjera kane shkuar ne sektorin privat apo jashte Shqiperise. Ne jemi munduar te ruajme berthamen e tyre sidomos per veprat e mbrojtjes ne kemi nje berthame shkencore inxhinierike prane Qendres se Transferimit te Teknologjive ne Fushe Kruje. Kemi nje berthame te tille ne ministri ne Drejtorine e Pergjithshme te Menaxhimit te Ujerave. Megjithate ndaj te njejtin mendim me ju qe kemi mungese dhe varferi sidomos ne inxhiniere hidroteknike ne te gjithe Shqiperine jo vetem ne Shkoder e ne Tirane prane Bordeve te Kullimit qe kane zevendesuar ndermarrjet e dikurshme te Ujerave dhe te Kullimit. Vazhdojme te kemi nje potencial te pamjaftueshem njerezor sepse edhe tregu nuk ofron sot specialiste dhe inxhiniere te ketyre profesioneve dhe specialiteteve qe na duhen ne kete drejtim. Nuk besoj se gjema eshte thjesht mbyllja e nje instituti per sa kohe qe mendoj se berthama e punes se atij instituti teknologjike apo shkencore eshte vazhduar te ruhet ne emer te institucioneve apo agjencive te tjera. Sigurisht kjo mund te jete teme e nje debati me te gjere. Duhet perseri te jene institucione me te medha dhe me te fuqishme.
Duhet te rindertohen
Nuk kam ende bindje per kete gje. Jemi ne dy vitet e para te nje reforme qe eshte bere nen fushen e kerkimit shkencor pasi menduam qe kerkimi shkencor te shkeputet nga ministrite dhe te kaloje prane universiteteve. Ndoshta mund te duhet nje bashkepunim me i mire mes universiteteve dhe ministrive.
Z. Ruli debati me i fundit eshte teknik per ceshtjen e buxhetit. A duhet te rishikohet ai
Buxheti u ripa. Permbytja pati dhe koincidencen e keqe sic eshte nje permbytje. Po themi se cdo e keqe shoqerohet dhe me te miren perkatese pra qe ne Parlament ishte ende ne diskutim projektbuxheti dhe Ministrise se Bujqesise ne saje te sensibilitetit qe pati vete qeveria ne saje te sensibilitetit qe paten komisionet parlamentare dhe deputetet e vecante ne komisione iu akordua te pakten 1.2 miliarde leke me shume te gjithe ne fushen e kullimit dhe te ujitjes. Eshte nje rritje e ndjeshme eshte gati dyfishim i fondit te investimeve te parashikuara.
Pra nuk ka nevoje per rishikim
Jo nuk besoj qe ka. Per me teper qe vitin qe vjen ne perfitojme jo me pak se 8 milione euro nga nje fond emergjence qe Banka Boterore nisi ta jepte qe pas permbytjes se vjetshme dhe qe realizohet sivjet. Ne do te fillojme dhe studimin e madh qe kushton gati 2 milione euro te te gjithe zones se basenit te Drinit dhe zones se Shkodres studim i cili do te nxjerre se si duhen konceptuar tashme standardet e mbrojtjes se kesaj zone. Pas kesaj do te kete nje investim jo me pak se 40-50 milione euro qe per disa vite radhazi do te perqendrohet ne kete zone.
Kryetari i PS z. Rama ka deklaruar sot se kjo qe ndodh ne Shkoder dhe me gjere nuk eshte veper e Zotit por e politikes pa vizion pa sy dhe programit te qeverise suaj
Nuk kam thene asgje po te them qe Rama nuk merr vesh nga permbytjet dhe nga ujerat. Kjo eshte normale per shume tema qe ai prek.
Z. Rama i ndodhi permbytja ne Tirane edhe ai merr vesh....
Pikerisht i ndodhi sepse nuk merr vesh nga menaxhimi i ujerave sikunder nuk merr vesh nga shume probleme te shtetit. Eshte i njohur fakti qe Rama mundohet te politizoje brenda sekondes pa pritur as oren cdo fatkeqesi njerezore apo natyrore cdo vdekje apo cdo gjeme duke e kthyer ne nje teme politike dhe antimazhorance. Une e kuptoj qe kudo ne bote opozita ka per mision te sulmoje politikisht mazhorancen. Permasat dhe absurdi me te cilat e sulmon ne Shqiperi eshte ndoshta dicka me e vecante e lidhur kjo dhe me stereotipin e Rames ne kohen kur ai eshte ne krye te socialisteve. Do te thosha qe kam degjuar edhe mendimin e eksperteve te pavarur te cilet nuk kane inspirime politike dhe ngjyrime te asnjeres ane te cilet e njohin ndoshta me mire se une situaten hidrike te cilet e kuptojne se keto jane vertet raste te fatkeqesive natyrore ku eshte permbytur gjysma e Evropes eshte permbytur Ballkani duke filluar qe nga Serbia e deri afer Greqise. Pra keto nuk kane te bejne me nje qeveri demokratike apo te koalicionit qe eshte sot ne Tirane e ne Shqiperi por kane te bejne me nje fenomen natyror i cili po godet fuqishem tere kontinentin. Sigurisht do te ishte shume me pozitive per vete perpjekjen gjigande qe duhet bere se pari nga ana morale dhe shpirterore per ata njerez qe e vuajne mbi ne te gjithe kete permbytje ata qe kane shtepite nen uje atyre qe u eshte demtuar prona ata qe kalojne ditet dhe gdhijne netet ne uje sikur vertet dhe zeri i opozites zeri i politikaneve te tyre te ishte nje ze qe do e ndienin prane pozitivisht per ti dhene moral dhe ndihme per ta kaluar kete situate. Nuk besoj qe iu vlen as per kete politika sepse nuk besoj se banoret e Nenshkodres qe jane sot te permbytur ndihen mire kur Rama thote qe iu mbyti Berisha dhe nuk i permbyti Perendia. Nuk besoj se ndihen mire ne asnje vend te Shqiperise e jo me ne ate zone.