E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet Nis terheqja fshatrat e bllokuara dalin tarracat e shtepive

07/12/2010Banesat e 15 fshatrave te zhdukura teresisht nen uje

Shkodra ende nen pushtetin permbytjeve organizimi per evakuime dhe shpetimin

Uji sa vjen e terhiqet nga qyteti i Shkodres nderkohe qe ne zonat e permbytura te Nenshkodres largimi eshte ne nje mase te paperfillshme. Tejet problematike vazhdon te paraqitet situata ne komunat Velipoje Bushat Berdice Dajc dhe Ana e Malit. Fshatra te tere ne komunen e Velipojes jane te izoluar nga uji nderkohe qe problemet me te medha ne kete komune kane fshatrat Cas e Luarze. Uji ka kapercyer argjinaturen e Casit duke bere qe niveli i uji te arrije rreth 4 metra. Forcat e ushtrise tashme e kane perqendruar punen e tyre per mbrojtjen e argjinatures se Recit e cila ka pesuar demtime per shkak te vershimit te ujit nga carja e argjinatures se Casit. Pas nderhyrjeve te njepasnjeshme nga forcat ushtrise me materiale inerte argjinatura eshte perforcuar dhe po mbron kete fshat ne te cilin banojne dy mije banore me nje siperfaqe prej rreth dy mije hektare. Probleme te medha ka ne fshatin Luarze ku uji ka mbuluar deri ne cati shumicen e banesave si dhe ne Baks Rrjoll pasi ura e re e Vilunit e ndertuar disa muaj me pare eshte rrembyer plotesisht nga uji. Ne uren e Gjo Lulit niveli i ujit ka shkuar mbi dy meter duke u bere nje nga pengesat kryesore per kalimin ne rrugen e Velipojes. Ne kete komune po punohet per evakuim banoresh dhe per furnizim me ushqime. Duke qene e izoluar komplet nga uji furnizimi me ushqime behet nga deti me ane te trageteve por edhe me mjete te vogla lundruese. Njekohesisht helikopteret kane ndihmuar per dergimin e ushqimeve por edhe evakuim te disa familjeve. Ndalimi i helikoptereve behet ne tarracat e ndertesave te larta.

Ne komunen Berdice problemet me te medha jane ne fshatin Trush qe eshte i permbytur dhe i izoluar plotesisht. Niveli i ujit ne kete fshat arrin mbi 3 meter. Banoret furnizohen kryesisht nga ana e helikoptereve. Edhe ne kete fshat helikopteret ndalojne mbi tarracat e banesave te larta.

Komuna e Dajcit ka permbytje te shumices se fshatrave per shkak te demtimit te argjinatures se Darragjatit. Demtimi dhe kapercimi i argjinatures nga uji ka krijuar nje situate te veshtire sidomos ne fshatin Darragjat nderkohe qe ne kete komune lumi Buna ka izoluar plotesisht dhe fshatin Shirq.

Mjaft problematike vazhdon te jete situata ne komunen e Bushatit. Uji ka mbuluar krejtesisht thuajse te gjitha banesat e kater fshatrave te permbytur. Kryetari i komunes se Bushatit Zef Hila thekson se ne kete komune situata vazhdon te jete mjaft e renduar. Ne fshatrat e permbytur ka tendenca te uljes se nivelit te ujit por e paperfillshme ne raport me situaten ne te cilen ndodhet kjo komune. Jane kater fshatra qe jane komplet te izoluar. Fshati Konaj qe ka 184 familje mali i Jushit ku ndodhen 206 familje te bllokuara fshati i Vogel me 110 familje Fshati i Ri me 189 familje. Sipas kryekomunarit Hila ne keto fshatra eshte i pamundur komunikimi pervecse me lundra. Ditet e fundit eshte bere i mundur furnizimi me pako ushqimore. Njekohesisht familjet po furnizohen dhe me bombola gazi pasi mungon energjia elektrike. Niveli i ujit ka renie te paperfillshme prej rreth 10 centimetrash nderkohe qe banesat jane krejtesisht te permbytura. Ka mjaft banesa te cilave nuk i shihen as catite. Nderkohe problematike paraqitet dhe situata ne fshatin Ashte ku 9 familjeve u rrezikohen banesat nga shembja per shkak te vershimit e gerryerjeve te lumit Drin. Banoret e ketij fshati jane sistemuar ne cadrat e vendosura ne koder.

Furnizimi me energji elektrike ne zonat e permbytura mungon per shkak se jane stakuar nenstacionet elektrike per menjanimin e kontaktit te korrentit me ujin cka do te sillte humbje te jeteve te banoreve.

Organizimi per te ndare ndihmat

Pervec ndihmave qe po shperndahen ne fshatrat e permbytura te Nenshkodres Bashkia po punon per te shperndare ndihma ushqimore ne lagjet e permbytura. Fillimisht ndihmat dergohen deri buze ujit nga mjetet e ushtrise dhe me pas ushqimet vendosen ne varka per tu shperndare dere me dere. Sipas kreut te Bashkise Lorenc Luka shperndarja e ndihmave ushqimore do vijoje deri ne kapercimin e kesaj gjendjeje ku ndodhen disa lagje te qytetit te Shkodres. Ndihmat jane shperndare ne lagjet e ish-Zukthkates Kiras Tophane dhe ne nje pjese te lagjes Xhabie. Ne keto lagje jane shperndare gjate dites se hene 2 000 buke 5 ton uje i ambalazhuar dhe 600 pako ushqimore.

Edhe Kryqi i Kuq Shqiptar prej dy ditesh ka filluar shperndarjen e ndihmave ne ushqime te 770 kiteve higjienike dhe te 600 batanijeve kryesisht tek familjet e akomoduara ne repartin e Rrencit. Drejtuesit e Kryqit te Kuq Shqiptar shprehen se jane ne prag te operacionit te madh humanitar per familjet e permbytura. Njekohesisht ka mbeshtetje dhe nga Konfederata Nderkombetare e Kryqit te Kuq si dhe solidarizim i degeve te Kryqit te Kuq ne rrethe.

Italianet sjellin 40 ton ndihma per Shkodren

Ka mberritur ne portin e Durresit trageti i pare me ndihma per zonen e permbytur ne Shkoder. Paketa me ushqime veshmbathje e detergjente eshte nisur ne oret e mesnates te se dieles per tu perpunuar paraditen e djeshme ne terminalin e trageteve. Autoritetet italiane te ambasades se tyre ne Tirane dhe ata te Ministrise se Brendshme te Shqiperise kane qene te pranishem ne kohen qe mjetet e transportit kane nisur karvanin e udhetimit nga porti i Durresit per ne Shkoder. Ambasadori italian Saba d Elia ka bere te ditur se kjo eshte paketa e pare e ndihmave. Departamenti Mbrojtjes Civile Ministria e Jashtme italiane dhe kryqi Kuq kane shprehur gatishmerine dhe solidaritetin e plote me popullsine civile ne zonat e permbytura ne Shkoder dhe vende te tjera ketu ne Shqiperi- tha D Elia. Kamionet e mbushur plot me mallra kane pasur 25 ton produkte ushqimore 5 ton veshje per te gjitha moshat kryesisht per femije dhe gra por ne port jane perpunuar edhe 4 ton produkte per higjiene vetjake dhe pajisje te ndryshme per mbrojtjen nga shiu. Po dje ne Durres ka pasur nje sere levizjesh te ndryshme per te mbledhur shuma dhe ndihma per ti derguar ne zonen e permbytur nga reshjet e shiut. Te paret ne Durres kane reaguar biznesmenet. Dhoma e Tregtise dhe Industrise ne Durres ka organizuar nje takim pasditen e vone per te percaktuar sasine dhe llojshmerine e ndihmes sipas bizneseve.

Normalizohet Durresi Fushe-Kruja ende nen balte

Qyteti i Durresit e ka kapercyer rrezikun e paraqitur nga permbytjet e shirave ne ditet e fundit te javes se kaluar ndersa ka mbetur ende ne situate emergjence qyteza e Fushe-Krujes. Vendosja e pompave dhe gjeneratoreve te fuqishem te portit te Durresit ne pikat me problematike si ne Plazh Nish Tulla Gjykata e Apelit sektorin Apolonia e Hekurudha ka shkarkuar ujin e grumbulluar duke liruar keshtu te gjitha banesat nga uji. Shtabi emergjences civile prane prefektures se Durresit ka nisur te mbledhe nga komunat e Bashkise se Durresit dhe njesive te tjera te qarkut informacionet perfundimtare per demet qe jane shkaktuar nga shirat e javes se kaluar. Nga ana tjeter kjo situate nuk eshte normalizuar ende ne Fushe-Kruje. Prurjet e shumta te inerteve dhe dherave te ndryshme nga te gjitha anet kane shkaktuar permbytje. Prefekti Genci Alizoti ka pohuar zyrtarisht se ne Fushe-Kruje ka ende probleme per shkak te sasise shume te madhe te baltes se mbetur ne rruge sheshe e lulishte te qytetit. Permbytja ketu eshte shkaktuar nga dalja e lumit Zeze nga shtrati duke sjelle jo pak probleme per katet e para te pallateve si dhe per bllokimin e rrugeve hyrese e dalese. Aktualisht te gjitha komunat dhe bashkite e qarkut te Durresit kane filluar evidentimin e demeve te mundshme qe erdhen nga kjo permbytje-ka cilesuar Alizoti. E normalizuar eshte edhe situata e furnizimit me energji elektrike dhe uje te pijshem. Energjia ka munguar per 2 ore ne te gjithe qarkun diten e reshjeve te medha te se premtes duke nxjerre jashte funksioni edhe hidrovorin ndersa uji i pijshem vijon te ruaje treguesit per konsum gjate gjithe kohes.

Ne hyrje te qytetit vetem depozita bosh te karburantit

Eshte zbrazur perfundimisht e gjithe hapesira e portit te depozitave te karburantit ne hyrje te qytetit te Durresit. Kompanite e tregut te hidrokarbureve munden te respektonin detyrimin e percaktuar me vendim qeverie per transferimin e portit ne veri te qytetit. Depozitat greke te kompanise Hellenic Petroleum pjese e se ciles jane dy kompanite Global Petroeum dhe Mamidoil te kompanise greke Hellenic Petroleum kane qene te fundit qe jane boshatisur ne portin ne hyrje te qytetit. Edhe kjo kompani eshte transferuar ne perendim te qytetit duke liruar kesisoj te gjithe vendin dhe duke shmangur plotesisht rrezikun qe i kanosej qytetit. Depozitat e ndertuara ne vitet 90 ne pjesen lindore te portit te Durresit ishin bere rrezik serioz per katastrofe ekologjike dhe njerezore. Ne vendin tone ka me shume se 35 kompani te licencuara qe importojne karburante me nje shtrirje te gjere e te plote gjeografike ne vend. Kompanite me te medha importuese te karburanteve si Kastrati Taci Oil Skenderi shpk Uldedaj dhe Alpet kane levizur thuajse njeheresh duke ndertuar depozita e puntile te ri ne vendin e caktuar ne Porto Romano. Rreth 50 mije meter kub leng e gaz depozitohej se bashku ne tankeret e kompanive shqiptare e te huaja ne depot prane hyrjes ne qytet shifer kjo shume shqetesuese deri edhe kercenuese per katastrofa ne rast incidentesh. Ndonese kompanite kishin marre te gjitha masat per sistemin e sinjalizimit shuarjes dhe nderhyrjes kjo nuk ka mjaftuar pasi incidenti mund te ishte i permasave te paparashikuara per shkak te pozicionit te gabuar ku ishin vendosur ne vitin 1990-1991 keto depozita. Vendi yne importon rreth 25 mije deri ne 30 mije ton karburant ne muaj dhe perpunimi kryhej ne kalaten lindore e cila iu nenshtruar rehabilitimit per te pershtatur per pune. Zbatimi i projekteve te tilla e transformoi teresisht kete pjese te portit ndersa porti i karburanteve mbeti nen varesi te depozitave nje pjese e te cilave jashte funksioni. Studimi ambiental i kryer nga kompani te huaja nxoren ne pah riskun shume te larte te jetes njerezore nese porti karburanteve do te vijonte te qendronte ne hyrje te qytetit. Kompanite e studimit Wilbur Smith Associates TEC Infrastructure Consultants dhe EnerSource Engineering ne relacionin e tyre kane bere te qarte te gjithe treguesit dhe kjo i ka mjaftuar specialisteve shqiptar te ministrise se linjes per te reaguar. Autoritetet shqiptare e vleresuan ne kohe situaten duke nderhyre.

Meta Situata e krijuar per shkak te kushteve atmosferike

Ministri i Energjetikes dhe zevendeskryeministri Ilir Meta ka deklaruar se qeveria ka marre te gjitha masat per te dhene ndihmen e nevojshme per banoret ne zonat e permbytur. Jam ne disa zona problematike si komuna e Dajcit Berdica nje pjese e mire e Bushatit Velipojes por edhe probleme te tjera. Natyrisht edhe nje pjese e konsiderueshme e qytetit te Shkodres qe eshte nen uje eshte shprehur Meta. Problemet jane mungesa e nje komunikimi te lirshem ne raport me problemet shendetesore. Ne lidhje me ushqimin me buke dhe uje mendoj se funksionon ne menyre optimale edhe brenda qytetit por edhe komunave ku banoret jane te izoluar. Ky operacion humanitar nuk eshte perfekt por eshte optimal dhe vjen duke u permiresuar cdo dite theksoi Meta. Ai ka theksuar se situata e krijuar ka qene per shkak te kushteve atmosferike dhe jo shkarkimeve nga hidrocentralet. Shkarkimet nuk kane qene shkaku i kesaj situate por reshjet e jashtezakonshme qe kane perfshire zonen. Fryrja e liqenit eshte e jashtezakonshme por edhe ujerat qe vijne nga Mali i Zi e bejne edhe me te veshtire kete situate tha Meta.

Duke folur per planet e qeverise per te nderhyre qe permbytjet te mos perseriten ai theksoi se projekte te tilla nuk mund te realizohen per nje periudhe te shkurter. Mendoj se qeveria e ka nje plan dhe nuk mund te realizohet per nje periudhe te shkurter por eshte afatgjate. Ndersa investimet per te ndaluar kete situate jane bere por keto ishin te pamjaftueshme per shkak te kushteve te motit theksoi Meta.

MPPT Permiresohen disa akse rrugore te kalueshme Ura e Fierzes dhe Harku i Berdices

Hapet rruga siper kalase per te hyre ne Shkoder

Mjetet e vogla dhe te mesme mund te hyjne ne Shkoder nga rruga siper kalase. Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve raporton se ne kete pjese te rruges eshte vendosur sinjalistika perkatese per te orientuar te gjithe drejtuesit e automjeteve. Ne krahasim me ditet e meparshme Ministria e Puneve Publike dhe Transportin njofton keshtu nje permiresim te gjendjes se akseve rrugore te krijuar nga reshjet e shumta te shiut ne pjesen Veriore Qendrore dhe Lindore te vendit te cilat shkaktuan rritje tej mase te nivelit te ujit ne lumenj si dhe shkaktuan shkarje te dherave ne shumicen e akseve rrugore.

Akset e zhbllokuara

Disa prej akseve ku qarkullimi eshte me i lirshem per shkak te largimit te ujit nga rruga ne krahasim me ditet e kaluara jane segmenti ura e Bujanit - Fierze e cila eshte e kalueshme segmenti Bujan -Sopot aksi Kukes - Krume aksi Kukes - Shishtavec te gjitha akset e rajonit te Korces apo edhe te gjitha akset e rajonit Gjirokaster jane te kalueshme per trafikun. Gjithashtu rruga qe lidh Shkodren deri tek kthesa e Tamares eshte e kalueshme si edhe aksi Milot- Rubik apo aksi rrugor Qafe Mali - Fierze te cilat tashme jane te kalueshem per trafikun. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite rajonale te Rrugeve dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e tyre vazhdon te jete ne terren per te bere te kalueshme te gjitha akset- thekson njoftimi i Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve.

Situata e renduar

Problematike mbetet situata ne veri te vendit ne disa zona si kthesa e Tamares deri te dogana e Hanit te Hotit e cila eshte e bllokuar apo rruga per ne Shiroke qe mbetet e bllokuar prej shume ditesh tashme. Ne aksin Shengjin -Kune sipas te dhenave te Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve vetem 1.2 kilometra jane te bllokuar. Ne aksin rrugor Lushnje -Fier mesohet se eshte bere i kalueshem vetem per mjetet e larta ndersa trafiku per mjetet e vogla vijon nga aksi i vjeter. Gjithashtu edhe ne aksin Bajram Curri - Fierze rruga eshte me nje kalim per automjetet qe qarkullojne ne kete drejtim.

Situata e rrugeve paraqitet si me poshte

Segmenti tek Harku u Berdices eshte i kalueshem.

Hyrja per ne Shkoder per mjetet e vogla dhe te mesme behet nga nje rruge siper kalase eshte vendosur sinjalistika perkatese qe tregon kete rruge.

Shkoder deri tek kthesa e Tamares i kalueshem.

Kthesa e Tamares - Dogana Hani i Hotit i bllokuar

Rruga per Shiroke eshte e bllokuar.

Aksi Shengjin -Kune 1.2 km i bllokuar.

Aksi Milot- Rubik i kalueshem.

Aksi rrugor Qafe Mali - Fierze i kalueshem.

Ura e Fierzes e kalueshme.

Aksi Bajram Curri - Fierze me nje kalim.

Segmenti ura e Bujanit - Fierze e kalueshme.

Segmenti Bujan -Sopot e kalueshme.

Aksi Kukes - Krume i kalueshem.

Aksi Kukes - Shishtavec i kalueshem.

Aksi rrugor Lushnje -Fier eshte bere i kalueshem per mjetet e larta trafiku per mjetet e vogla nga aksi i vjeter.

Te gjitha akset e rajonit Korce te kalueshme per trafikun.

Te gjitha akset e rajonit Gjirokaster te kalueshme per trafikun.

Akset e ne drejtim te Burrelit.

1. Nga nyja asfaltit ne Ulez rruga eshte e kalueshme.

2. Nga Ulza deri tek ura Skurajt ne vende te ndryshme me nje kalim.

3. Ura e Cerenecit me nje kalim.

Fierza ne nivelin 29159 metra

Ne renie niveli i prurjeve dhe

shkarkimet nga hidrocentralet

Permiresimi i situates se reshjeve ne veri te vendit ka sjelle edhe nje renie te nivelit te prurjeve te ujit ne hidrocentralet e kaskades se Drinit. Kjo ka sjelle edhe nje renie te nivelit te shkarkimeve nga portat e tyre. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi paraditen e djeshme nje reduktim te ndjeshem te prurjeve ne Fierze. Sipas te dhenave te KESH-it aktualisht prurjet ne kete kaskade jane 900 meter kub ne sekonde apo rreth 500 meter kub me pak se nje dite me pare. Vihet re nje rritje me rreth 20 centimetra ne liqenin e hidrocentralit te Fierzes i cili gjendet ne kuoten 29159 metra kur dihet se kuota maksimale e tij eshte 296 metra. Sasia e shkarkimeve eshte mbajtur ne te njejtat nivele me rreth 1 000 meter kub ne sekonde. Zyrtare te KESH-it theksojne se synimi eshte te ulet kuota e liqenit te Fierzes. Ne hidrocentralin e Komanit situata raportohet me e permiresuar. Niveli i liqenit eshte ulur me rreth 50 centimetra dhe ka rene ne kuoten 169. 5 metra ndersa shkarkimet jane ne nivelin 1400 meter kub ne sekonde. Maksimumi i ketij liqeni eshte kuota 175 metra. Bashke me shkarkimet e Fierzes prurjet ne Koman jane 1350 meter kub ne sekonde. Situata e hidrocentraleve eshte nen monitorim te panderprere dhe raportohet se me e renduar eshte kuota ne Vaun e Dejes. Raportohet nje nivel prej 73.8 metra kur maksimumi i lejuar eshte 76 metra. Zyrtare te KESH-it raportojne se ne kete hidrocentral ka nje renie te prurjeve me rreth 200 meter kub ne sekonde.

Ferizaj Demet llogariten pasi te largohet uji

Demet ne bujqesi te medha

pritet ndihma nga Kosova

Permbytjet ne disa zona te vendit jo vetem ne veri por edhe ne zonen juglindore kane sjelle deme te medha ne bujqesi. Por ende nuk dihen shifrat e sakta te ketyre demeve sa kohe qe zona te tera me te mbjella mbeten nen meshiren e ujit. Momentalisht nuk jane regjistruar deme sa i perket sektorit te blegtorise. Sipas kreut te Keshillit te Agrobiznesit Shqiptar serat e demtuara dhe kulturat e vjeshtes jane ato qe do ti mungoje tregut. Gjendja eshte e rende. Ne mendojme se kjo situate eshte shkaktuar nga faktori natyror pasi ka shtrirje te permbytjeve ne Durres Korce Fier. Keto permbytje kane demtuar fermeret dhe pasurine e tyre. Por me kritike eshte gjendja ne Shkoder. Blegtoria eshte e paprekur pasi eshte larguar bagetia. Tani duhet baze ushqimore per blegtorine qe ajo te mos demtohet. Pasi te largohet uji do te vleresohen demet dhe do ti kerkohet qeverise qe te kompensohen- thote kreu i KASH-it Enver Ferizaj. Ky keshill eshte solidarizuar me banoret e permbytur duke kerkuar ndihme edhe ne Kosove. Detyra jone eshte qe solidarizohemi. Pervec biznesit vendas per baze ushqimore i jemi drejtuar per ndihme Kosoves. Ministria e Bujqesise se Kosoves dhe komuna e Gjakoves po inventarizojne gjendjen e tyre te bazes ushqimore pasi edhe Gjakova ka pasur permbytje. Presim pergjigje pozitive per sasine dhe kohen se kur do te vijne keto ndihma- thote Ferizaj. Nese uji do te largohet shpejt nga zonat e permbytura nuk rrezikohen te pakten kulturat e pranveres.

Kryeministri shprehet se e ka gati projektin per argjinaturat

Permbytjet/ Berisha Nuk ka afat se kur do te perfundojne evakuimet

Kryeministri Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike se permbytja ka bere te domosdoshme shpernguljen e mbi 12 mije banoreve nga shtepite e tyre dhe se ato do te vazhdojne dhe ne ditet ne vijim. Pasi beri nje panorame te zgjeruar te gjendjes ne Shkoder Kryeministri tha Jua sqarova situaten per te theksuar se nuk do te mund te kete nje evakuim afatshkurter sic do te mund te donim. Ne te gjithe kete permbytje ballkanike ana me lehtesuese ka qene situata e digave te cilat fatmiresisht u mbajten nen kontroll. Sipas Berishes operacionet kane qene me komplekse se asnjehere dhe perqendrimi kryesor ka qene evakuimi i qytetareve nga zonat e permbytura nje operacioni i cili sipas shefit te ekzekutivit ka bere te mundur qe deri tani qe po flasim te mos kemi asnje jete te humbur. Ne analizen e tij duke iu referuar operacioneve te ndermarra nga Shtabi i Emergjencave te situates ne zonen e Nenshkodres sidomos ne zonen e Torovices ku diga rrezikohej nga ngritja e nivelit te ujit. Ne menyre te vecante nje kercenim madhor ka perbere diga e Torovices ku eshte punuar dhe punohet dite e nate ne menyre qe te parandalohet nje vershim me pasoja katastrofave ne kete lugine te ngushte e cila do te percillte ujin drejt derdhjes dhe me tutje. Me nje vetemohim te jashtezakonshem jane mbrojtur stacionet e pompimit dhe depot e ujesjellesve per qytetin e Shkodres por dhe per Durresin. Nderkohe Kryeministri Berisha foli dhe per projektet e nderhyrjes ne argjinatura apo kanale kullimi te cilat do te perbejne nderhyrjen me te medha dhe me te kushtueshme te viteve te fundit Dua ti garantoj qytetaret e Shkodres se qeveria krahas nderhyrjeve imediate ka te gatshme projektet per te nisur nderhyrjet afatgjata te cilat pa dyshim jane ndoshta nderhyrjet me te kushtueshme te te gjitha koherave por ato do te fillohen dhe do te ecet me vendosmeri drejt atyre nderhyrjeve qe bejne te mundur zvogelimin ne nje shkalle te madhe te permasave te permbytjeve. Une nuk mund te them kurre se ato nuk do te ndodhin me cfaredo qe te bejme ne por ne do te bejme gjithcka qe ato te kene permasa sa me te vogla te mundshme. Ky eshte nje projekt i madh ka lidhje me Bunen me argjinaturat me Skavicen dhe nderhyrje te tjera por ne do te bejme gjithcka qe te ecim me shpejtesine me te madhe te mundshme drejt realizimit te ketij kompleksi projektesh. Sikunder garantoj qytetaret e qarqeve te tjera se perqendrimi me i madh eshte aty ku fatkeqesia natyrore eshte e permasave me te medha dhe gjigande por vemendja e kesaj qeverie eshte gjithashtu ne cdo qoshe te ketij vendi dhe kudo qe ka problematike - tha Kryeministri.

Paga mujore

Duke iu referuar numrave te llogarive te hapura per donacione ne ndihme te zonave te permbytura gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se Berisha tha Do te vendos nje rroge timen ne fondin e ketyre qytetareve. U bej thirrje qytetareve shqiptare te kontribuojne aq sa kane mundesi per te lehtesuar dhimbjen dhe tronditjen qe u ka krijuar kjo permbytje qytetareve te ketyre zonave.

Parlamenti

Berisha iu drejtua perfaqesuesve te PD-se ne Parlament ne mbledhjen e tyre te djeshme se e gjithe perparesia absolute e tyre duhet te jene keto zona. Une e kuptoj se ne komisione ju presin ligje dhe ato jane shume te rendesishme une e kuptoj se veprimtaria e Parlamentit eshte themelore por nga ana tjeter ju jeni te pazevendesueshem per zgjedhesit dhe qytetaret shqiptare prania e deputetit eshte e pazevendesueshme ndaj mendoj se edhe Parlamenti mund ta shtyje seancen parlamentare te kesaj jave pasi ka shume nevoje te jemi ne krye te nje fronti jashtezakonisht kritik dhe delikat- u shpreh Berisha.

Pervjetori i demokracise PD-ja shtyn festimet

Partia Demokratike dhe qeveria shqiptare do te shtyje te gjitha festimet e programuara per rastin e pervjetorit te dites se demokracise. Lajmi u be publik nga vete kreu i Partise Demokratike Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar te PD-se ku per shkak te emergjences ne Veri te vendit Berisha theksoi se eshte rene dakord qe te shtyhet programi i festimeve per kete eveniment. Pas 20 vjetesh demokraci ne Shqiperi 8 dhjetori i ketij viti do te jete nje dite e zakonshme pune dhe ministrat e kabinetit qeveritar do te udhetojne drejt zonave te permbytura. Kerkoj mirekuptimin tuaj dhe te demokrateve ne mbare Shqiperine qe keto festime do te shtyhen duke perparesuar para se gjithash angazhimin e plote dhe total te gjithanshem ne zonat e situates kritike dhe me pas sigurisht qe ne kemi te gjitha mundesite per te kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato meritojne - tha Kryeministri Berisha. Duke sqaruar me tej arsyen e shtyrjeve te festimeve Berisha u shpreh Kjo shtyrje behet sepse prania juaj eshte e domosdoshme prane qytetareve tane ne kete fatkeqesi natyrore e cila eshte dhimbje eshte vuajtje per cdo familje qe i ka prekur i eshte mbushur shtepia me uje i ka rrenuar shtepine moti.

Projekti i qeverise oli

Dua ti garantoj qytetaret e Shkodres se qeveria krahas nderhyrjeve imediate ka te gatshme projektet per te nisur nderhyrjet afatgjata te cilat pa dyshim jane ndoshta nderhyrjet me te kushtueshme te te gjitha koherave por ato do te fillohen dhe do te ecet me vendosmeri drejt atyre nderhyrjeve qe bejne te mundur zvogelimin ne nje shkalle te madhe te permasave te permbytjeve - tha Kryeministri Berisha.

Inspektimi

Meta Kete situate do ta kalojme se bashku

Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Ekonomise Ilir Meta ka inspektuar gjate dites se djeshme situaten nga permbytjet ne fshatin Trush te Shkodres. I shoqeruar nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu shefi i Shtabit te Emergjencave Civile per Shkodren Meta theksoi se do te behet cdo gje per te ndihmuar banoret si per tu evakuar ashtu dhe per ushqime. Ne takimet qe zhvilloi me banoret e ketij fshati Meta u shpreh se qeveria do te vazhdoje te punoje me angazhim dhe perkushtim per te perballuar te gjithe se bashku kete situate te rende. Kete situate do ta kalojme se bashku - vijoi Meta dhe shprehu besimin se me punen qe eshte bere dhe po behet me angazhimin dhe perkushtimin e te gjitha autoriteteve nje gje e tille do te arrihet. Niveli i ujit te qytetin e Shkodres eshte ulur shume pak duke mos ndryshuar situaten ne te cilen ndodhen banoret e saj. E njejta situate eshte edhe neper fshatra me te vetmin ndryshim qe reshjet jane ndalur dhe shkarkimet nga hidrocentralet jane normale. Operacionet e ndihmes vijojne pa reshtur dhe ushtria ka arritur te hyje ne Velipoje per tu ardhur ne ndihme banoreve te izoluar por dhe atyre qe nuk pranojne per tu evakuar.

LRI Eshte koha per solidaritet njerezor

Ngrihet Shtabi i Pergjithshem i Vullnetareve nga LRI-ja

Per tu ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura ne Shkoder dhe fshatrat e saj te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim kane vendosur dje ngritjen e Shtabit te Pergjithshem te Vullnetareve i cili do te kryesohet nga kreu i LRI-se per Tiranen Endrit Braimllari. Kryesia e LRI-se beri me dije per mediet dje me ane te nje deklarate se Shtabi i Vullnetareve do te jete ne funksion te Shtabit te Emergjencave dhe do te koordinoje per cdo veprim operacional qe do te jete i nevojshem. Gjithashtu sipas deklarates se lexuar nga sekretari per marredheniet me publikun Ardit Cela mesohet se te rinjte e LSI-se kane vendosur fillimin e fushates ne mbare vendin per sensibilizimin dhe ngritjen e fondeve per tu ardhur ne ndihme familjeve ne nevoje. Nga ana tjeter Cela beri thirrje per sensibilizim e solidarizim mbarekombetar ku theksoi se nuk eshte koha per te bere politike. Nese dikush mendon te beje politike me fatkeqesite e te perfitoje politikisht me to kjo eshte dicka teper e gabuar. Ne mendojme se nuk eshte koha per politike. Eshte koha per solidaritet njerezor. Eshte koha per te qendruar afer e per te ndihmuar njeri-tjetrin.

Italia i pergjigjet thirrjes per ndihme

25 tone ndihma per permbytjet ne Shkoder

Ne oret e para te dites se djeshme kane mberritur ne portin e Durresit ndihmat nga Italia per banoret e qarkut te Shkodres te cilet prej ditesh jetojne mes ujit. Me ane te pese kamioneve te tonazhit te rende italianet kane sjelle 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje kunder shiut si dhe 4 tone produkte per higjienen vetjake. Mengjesin e djeshem ne portin e Durresit ishte i pranishem ambasadori i Italise Sabah DElia i cili u shpreh per mediet se ndihmat jane mbledhur permes Mbrojtjes Civile dhe Kryqit te Kuq Italian dhe kane mberritur ne Shqiperi me ane te Ministrise se Puneve te Jashtme te Italise. Ambasadori italian premtoi se ndihma te tjera do te vijne ne ditet ne vijim per banoret e Shkodres. Kamionet do te mberrijne po sot ne mesdite ne qytetin verior. Nga ana e tij zevendesministri i Brendshem Avenir Peka i pranishem edhe ai ne portin e Durresit tha se situata e permbytjeve ne zonen Shkoder-Lezhe eshte kritike dhe ne varesi te situates qeveria shqiptare do te kete edhe ndihmen e vendeve te tjera te NATO-s. Ndihmat do te transportohen me anije dhe gomone nga porti i Shengjinit drejt komunes se Velipojes e cila eshte e izoluar dhe komunikimi me te mund te behet vete me anije apo me helikopter.

Situata ne zonat e permbytura kreu socialist apel qeverise

Rama Te ndryshojme 100 buxhetin e vitit 2011

Oli Xhilaga

Partia Socialiste kembengul ne rishikimin dhe ndryshimin ne teresi te buxhetit te shtetit per vitin 2011. Nje qendrim i tille u ritheksua gjate dites se djeshme nga kreu i kesaj partie Edi Rama. Pas demeve dhe problemeve te shkaktuar nga permbytjet ne zona te ndryshme te vendit kryetari i PS-se duke inspektuar nga afer vendet qe u preken nga katastrofa ujore hodhi idene per rishkimin e buxhetit te miratuar pak dite me pare ne Kuvend. Gjate dites se djeshme kjo kerkese u artikulua dhe me qarte nga kreu socialist per shkak se sipas tij vendi do te jete i kercenuar nga te tilla katastrofa sa kohe qe qeverisja aktuale nuk i adreson fondet aty ku duhet. Keshtu kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga deputeti Blendi Klosi vijoi dhe gjate dites se djeshme vizitat ne zonat e permbytura ne rrethin e Durresit. Sipas Rames eshte e patolerueshme qe kjo histori te vazhdoje perseritjen neper Shqiperi. Nderkohe qe ne gjykimin e kreut te PS-se buxheti 2011 duhet ndryshuar rrenjesisht per te ndermarre nje operacion radikal kunder permbytjeve dhe per te ndaluar mocalizimin e vendit. Madje sipas tij duhet nderhyre me force qe tani me qellim qe situata te mos behet me keq pasi aktualisht Shqiperia po rrezikon te mocalizohet dhe infrastruktura eshte pothuajse teresisht e shkaterruar. E gjithe Shqiperia po kthehet ne mocal. Gjithandej po dalin prape kenetat. Ketu nuk eshte ceshtja e nje shtepie ketu jane me mijera dhe me dhjetera mijera shtepi sa ne Shkoder sa ketu ne Durres sa poshte ne Vlore e ne Fier sa ne Maliq te Korces. Po kthehet prape Shqiperia ne mocal - u shpreh Rama gjate fjales se tij lidhur me situaten ne te cilen ndodhen tashme zonat e permbytura. Ne vleresimin e tij kjo eshte nje ceshtje qe duhet ta trajtoje e duhet ta zgjidhe shteti. Per kete arsye kryetari i PS-se nenvizoi se shteti nuk mund ta zgjidhe kete pune ne qofte se qeveria nuk e ndryshon 100 buxhetin per vitin e ardhshem. Nderkohe si per argumentuar nje qendrim te tille Rama deklaroi se ne duhet te ndryshojme 100 buxhetin. Gjithe investimet ne infrastrukturen publike duhet ti futim per te rihapur dhe per te rivene ne pune te gjitha kanalet. Per te rregulluar shtreterit e lumenjve qe jane sakatuar dhe shkaterruar per te filluar dhe per tu mbrojtur nga ky shkaterrim i cili tani ka filluar te jape pasoja te tmerrshme. Madje nisur nga situata aktuale Rama vleresoi se uji eshte bere fatkeqesi ne Shqiperi nderkohe qe duhet te ishte pasuri. Nuk ka bere vaki te permbytet keshtu dhe permbytjet vazhdojne e vazhdojne dhe do vazhdojne te perseriten gjithmone e me te medha ne qofte se nuk vihet dore urgjentisht. Gjithashtu duke qendruar po ne kete linje kryetari socialist apeloi per nderhyrjen me te shpejte per permiresimin e situates dhe mosperseritjen e nje fatkeqesie te tille natyrore. Ky eshte moment kulminant. Po kaloi dhe kjo situate pa vene dore dhe po te vazhdohet me arna sa te kalojme kete radhe dhe pastaj shohim radhes tjeter do behet e pakontrollueshme - vuri ne dukje Rama gjate fjales se tij ne inspektimin e zonave te permbytura ne Durres.

Shqetesimi i banoreve

Jemi me femije te vegjel. Katermuajsh femija ka shkuar ne spital dhe asnje nuk vjen ketu. U bera une 20 vjet qe jetoj ketu nuk ka ardhur njeri te pastroje kanalet. Vetem nga kanalizimet permbytemi te gjithe si lagje ketu. Vetem ato qe kemi pastruar vete ne kanalizimet se ketu njeri tjeter nuk vjen. Ne shkojme ankohemi na mbyllin dyert. Po na shemben shtepite cbehet keshtu Nuk ve njeri dore fare - keshtu u shprehen banore te zonave te permbytura ne Durres gjate bisedave me kreun e PS-se Edi Rama. Zyra e shtypit prane PS-se permes nje njoftimi per mediet beri me dije se banoret gjate fjales se tyre vune theksin ne faktin se nuk kane lene zyre pa trokitur dhe nuk ve njeri dore se eshte e vetmja lagje qe nuk eshte vene dore. Mua me ka hyre uji nje meter me eshte care shtepia komplet. Per te marre votat vijne te gjithe me vrap per gjerat e tjera asnje. Femijet nga spitali i kam sjelle tani - thote njeri prej tyre. Po ne vijim te shqetesimit te tyre banoret kane vene ne dijeni Ramen se kane dy jave me ftohje femijet shtepite jane care uji eshte deri ne gju dhe se po rrine neper komshinj. Uji ne shtepi ne kete gjendje nuk me ka hyre ndonjehere eshte katastrofe.

Propozimi

Shteti nuk mund ta zgjidhi kete pune ne qofte se qeveria nuk e ndryshon 100 buxhetin per vitin e ardhshem. Ne duhet te ndryshojme 100 buxhetin. Gjithe investimet ne infrastrukturen publike duhet ti futim per te rihapur dhe per te rivene ne pune te gjitha kanalet. Per te rregulluar shtreterit e lumenjve qe jane sakatuar dhe shkaterruar per te filluar dhe per tu mbrojtur nga ky shkaterrim i cili tani ka filluar te jape pasoja te tmerrshme - propozoi kreu Rama.

Apeli

E gjithe Shqiperia po kthehet ne mocal. Gjithandej po dalin prape kenetat. Ketu nuk eshte ceshtja e nje shtepie ketu jane me mijera dhe me dhjetera mijera shtepi sa ne Shkoder sa ketu ne Durres sa poshte ne Vlore e ne Fier sa ne Maliq te Korces. Po kthehet prape Shqiperia ne mocal. Nuk ka bere vaki te permbytet keshtu dhe permbytjet vazhdojne e vazhdojne dhe do vazhdojne te perseriten gjithmone e me te medha ne qofte se nuk vihet dore urgjentisht - tha Rama.

Bashkia asnje nderhyrje per kanalizimet

Tre familje notojne ne uje qe prej 20 vjetesh

KORCE - Tre familje te cilat jetojne te ish-fabrika e Fajances ne qytetin e Korces notojne ne uje qe prej 20 vjetesh ndersa nga ana e bashkise nuk ka pasur asnje nderhyrje per sistemimin e kanalizimeve te ujerave te zeza dhe te bardha. Tmerri ne keto familje mbetet i papershkrueshem. Sa here qe ka reshje shiu dhe debore banuesit ne keto shtepi e kane te pamundur te hyjne ne brendesi te tyre por edhe qe te dalin prej andej. Ndertesa qe ndajne se bashku pushtohet nga rrekete e ujerave te cilat sjellin ne oborrin e shtepive gjithcka qe gjejne perpara. Uji i mbledhur para shtepive te tyre ne te njejten kohe mbush dhe dhomat e vogla te tre familjeve. Familjet qe jetojne ne keto kushte jane Alfred Nure vet i nente Qemal Emini vet i peste dhe Vangjel Paravani vet i shtate ose 21 banore gjithsej. Duke mos pasur asnje shprese ne permiresimin e kushteve te banimit tre familjet e mesiperme kerkuan ndihmen e gazetes Metropol per te bere prezente hallet e tyre me synimin se dikush do ta degjoje zerin e tyre.

Panorama

Ajo cka pame ne ato tri banesa ishte e frikshme. Uji ishte i pranishem ne cdo cep te dhomes mbulonte gjithe siperfaqen e dyshemeve. Thellesia e ujit shkonte deri ne kupe te gjurit. Lageshtia ngjitej si gjarper neper mure. Prekte gjithcka. E ftohta ishte e pashmangshme. Femijet e vegjel qendronin te mbeshtjelle me batanije por serish u dridheshin duart dhe trupi. Degjoheshin vazhdimisht kollitje dhe renkime. Lageshtia e perditshme kishte hyre deri ne thellesi te mushkerive te tyre. Alfred Nure tregon gjithe tmerrin qe ka perjetuar gjate 20 viteve te fundit. U sistemuam ne keto banesa vijon te tregoje Nure qe nga viti 1992-1993. Kemi statusin e te pastrehet. Per 20 vjet me radhe kemi jetuar ne mes te ujit. Femijet i kemi te semure por nuk i cojme dot ne spital sepse jemi familje te varfra. Nga Bashkia e Korces nuk marrim asnje lloj ndihme ekonomike. Jemi qe te gjithe te papune. Punojne vetem atehere kur gjejme pune. Ka dite qe nuk arrijme te blejme dot as buken. Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto gjate gjithe dimrit jetojme ne mes te ujit. E kemi te pamundur te blejme drute e zjarrit. Ngrohemi duke perdorur gazin por edhe ate jemi te detyruar ta kurseje maksimalisht.

Mungojne kanalizimet

Perse ndodh keshtu Ne kete lagje na thone ata mungojne krejtesisht kanalizimet e ujerave te bardha e te zeza. Gjithcka qe vjen nga siper mblidhet para shtepive tona ku uji qendron per dite te tera i palevizur njesoj sikur te ishte rezervuar. Thellesia e ujit shkon deri ne ate mase sa behet e frikshme per jeten e femijeve. Ne te vertete ne paguajme te gjitha taksat e bashkise por nga ana e saj nuk eshte ndermarre asnje veprim per te rregulluar kanalizimet. Kemi 20 vjet qe ngreme zerin por askush nuk na degjon. Ujerat e zeza perhapin nje ere te rende aq sa e bejne te padurueshme jeten tone. Nuk besojme qe te kete familje te tjera qe te jetojne si tre familjet tona. Dhe e gjitha kjo vetem per neglizhencen e bashkise.

Denoncimi

Tashme kur reshjet e diteve te fundit na permbyten serish ne vendosem ti bejme te njohura hallet tona me shpresen se do te jete dikush qe do te degjoje zerin tone por edhe me shpresen se edhe bashkia do ta vere doren ne zemer. Edhe ne jemi banore te kesaj bashkie jemi njerez si gjithe te tjeret. Per kete arsye kerkojme ndihme para se femijet tane te perfundojne ne dyert e spitaleve. Jetoj vertete ne kushte te veshtira. Edhe uji sikur te mos hynte ne banesat tona jetesa jone serish do te ishte e veshtire por te jetosh bashke me ujin eshte edhe me e veshtire madje e paimagjinueshme. Kemi 20 vjet qe presim te na japin shtepi si per te pastrehe por kjo gje duket se nuk ka per te ndodhur. Ndaj i kerkojme bashkise te vere doren ne zemer dhe te rregulloje kanalizimet. Nese edhe kesaj radhe nuk do te gjejme ndihme atehere nuk eshte cudi qe ndonje prej anetareve te familjeve tona te gdhihet i pajete.

Vepror Hasani

2000 mije banore pa energji elektrike per 48 ore rresht

BERAT- Jane tre fshatra te rrethit te Beratit te cilet qe nga dita e diele kane

ngelur pa energji elektrike. Reshjet e shiut te rena me intensitet te larte gjate

fundjaves kane bere qe rreshqitja e masivit te dherave te marre perpara shtyllen e tensionit te larte duke lene keshtu ne erresire te plote per 48 ore rreth 2000 mije banore te tre fshatrave ne kete rreth. Burime nga kryetari i komunes Velabishte bejne te ditur per gazeten se jane tre fshatra te kesaj komune te cilet qe nga dita e diel e deri sot vazhdojne te ngelen pa energji elektrike per shkak te renies se shtylles elektrike te tensionit te larte. Keshtu

rezultojne pa energji elektrike tre fshatra si Starov Velabisht dhe Gjoroven

te cilet jane ne erresire te plote. Kane qene banoret e ketyre fshatrave te

cilet kane lajmeruar prane komunes per rreshqitjen e dherave cka ka bere qe te marre para kabinen e tensionit te larte. Te paret qe jane perballur me kete

situate kane qene bizneset e vogla te cilat ndodhen ne keto fshatra. Kryetari i

komunes Velabisht Bledar Cili ka pohuar se menjehere pasi eshte njohur me

shqetesimin e banoreve ne keto fshatra ka inspektuar situaten ne vend. Sipas

Cilit shirat e diteve te fundit kane bere qe rreshqitja e dherave te marre

perpara shtyllen e tensionit te larte e cila tashme ka dale jashte funksionimit

duke lene keshtu pa energji elektrike 2 mije banore te ketyre fshatrave.

Gjithashtu kryetari i komunes e ka bere prezent problemin edhe ne prefekturen e qarkut per situaten e krijuar. Prefekti Bujar Hoxhaj menjehere sapo ka marre kete informacion ka njoftuar zonen e shperndarjes per energjine elektrike per tu ardhur ne ndihme 2 mije banoreve te ketyre fshatrave per rikthimin e energjise elektrike.

Vjosa terheq vershimin e saj

Banoret lufte me balten dhe llucen

Lumi Vjosa eshte terhequr ne shtratin e vet ndersa pasojat e permbytjes poi ndiejne banoret ne shtepite e te cileve uji eshte serish i pranishem deri ne gju. Ne lufte me ujin dhe balten diten e sotme banoret po mundohen te heqin prej shtepive te tyre pasojat e kesaj permbytjeje. Me shume se 40 familje ne fshatin Ferras te komunes Levan flene tek te afermit ose siper tarraces se shtepise. Kjo sepse nuk kane asnje mundesi te qendrojne brenda shtepive te tyre. Demet jane te shumta. Nje nga familjet qe e ka pesuar se tepermi nga demet e permbytjes te lumit Vjose eshte edhe familja Myrtaj ne fshatin Ferras. Te 5 anetaret e kesaj familjeje jane ne qiell te hapur. Shtepia eshte e mbushur plot me uje ndersa rezervat ushqimore te tyre kane perfunduar ne ujerat e Vjoses. Kryefamiljari Fitim Myrtaj u shpreh se nuk ka marre asnje ndihme ushqimore deri ne mesditen e se henes. Ndersa pohon se gjithcka ne shtepine e tij eshte krejtesisht e shkaterruar nga vershimi i ujit. Qe nga orendite shtepiake e deri tek krevatet e anetareve te familjes jane te ndertuara plotesisht. Ne dy dite kemi ndenjur maje soletes se bashku me femijet-ka thene Fitimi. Ketu ka ardhur vertet shtabi i emergjences po ata rrine larg dhe nuk na kane dhene asnje lloj ndihme. Vezhgojne premtojne dhe ikin. U detyrova kam vajtur mes ujit dhe kam blere cizme llastiku per familjen edhe ata fillonin qeshnin keta te emergjences. Sidomos mbreme i thashe njerit prej tyre Ore ku do rrime ne-ai ngriti supet. Eshte e dyta here qe permbytemi ne kete vit. Ne 2005 demi ishte edhe me i madh akoma. Njeri nuk na tha si jeni apo gjalle jeni Edhe kesaj here prape. Asnje ndihme nuk kemi.

Ne shtabin e emergjences prane institucionit te prefektit pohohet se po punohet per evidentim te demeve ndersa pritet relacion per ceshtjen e permbytjes ne komunen Levan ku ndodhet edhe fshati Ferras i demtuar nga vershimi i lumit Vjosa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›