Kosovë, alarm i rremë për bombë në shtëpinë e Pacollit
Një telefonatë anonime është marrë paraditen e sotme nga policia e Kosovës për vendosjen e një bombe në shtëpinë e presidentit Behgjet Pacolli, në Hajvali të Prishtinës por që më pas rezultoi e rremë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi. Sipas saj, rreth orës 11:00 të së shtunës, policia kishte marrë një telefonatë, sipas së cilës, dyshohej se në vendin ku jeton presidenti është vendosur një mjet shpërthyer.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe pas hetimeve të bëra rezultoi se alarmi ishte i rremë dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë mjet shpërthyes në shtëpinë e presidentit.