Pacolli jo më 62 vota nëse rivotohet për president

Nesër Gjykata Kushtetuese do të shpallte të paligjshëm, votimin e presidetit në kuvendin e Kosovës, ateherë, në rivotim Bexhet Pacolli do të kishte dy vota më pak. Duket se 62 votave, do t`i hiqeshin, ato të dy deputetëve të PDK, Hydajet Hyseni dhe Nait Hasani, të cilët zëvendësuan dy deputetë të tjerë, që iu bashkuan ekzekutivit, kanë deklaruar për mediat kosovare se do të votojnë kundër kandidaturës së Pacollit.
Deputeti Hyseni ka thënë se nuk do t`i bindej asnjë presioni për sa i takon orientimit të votës së tij. Ai ka theksuar të jetë betuar për të katërtën herë që në misionin e deputetit të popullit t`i përmbahet asaj që është interes i popullit, që është interes i vendit dhe që është edhe obligim kushtetues. Kjo, sipas tij, nënkupton që deputeti të jetë i pavarur në vendimmarrjen e tij.
Në rast se Gjykata Kushtetuese thotë është shkelur Kushtetuta gjatë zgjedhjes së Pacollit president, sipas kreut të kësaj gjykate, Enver Hasani, rivotimi është i pashmangshëm.
Gjatë votimit për president, Pacolli, në raundin e tretë mori 62 vota, nga 61 sa ishin të nevojshëm për të marr postin e shefit të shtetit.
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese u bë nga dy partitë opozitare, LDK dhe AAK, të cilat deklaruan se gjatë votimit të presidentit u kërkua një pauzë e cila është e palejueshme, dhe më pas u rikthye në votim për raundin e tretë, ku Pacolli mori dhe votat e nevojshme për tu shpallur president.