Lajçak: BE është gati për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i BE, për Ballkanin Miroslav Lajcak, ka deklaruar se BE gjithçka është gati për fillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe nuk ka asnjë arsye për shtyrje.
Në një deklaratë për agjencinë sllovake të lajmeve, Lajcak nuk ka përmendur se kur saktësisht bisedimet do të fillojnë.
Sipas Lajçakut, BE-ja pret nga bisedimet vendosjen e kanalit komunikues ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe zgjidhje të shumë çështjeve, në radhë të parë të atyre që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.