E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, PDK thirrje për mobilizim: Do të mbrojmë Kushtetutën me të gjitha mjetet demokratike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pas një mbledhjeje të zgjeruar me kryetarët e degëve, ka lëshuar një paralajmërim të prerë ndaj pushtetit, duke i cilësuar lëvizjet e fundit politike si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj rendit juridik të Republikës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e tij drejtuar strukturave dhe opinionit publik. Sipas tij, partia nuk do të qëndrojë spektatore përballë proceseve që bien ndesh me aktin më të lartë juridik të vendit.

“Nëse sonte procedohet me këtë zgjedhje antikushtetuese, do të ketë reagim të organizuar politik, institucional dhe qytetar,” u shpreh prerazi Hamza gjatë takimit.

Ndonëse nuk janë specifikuar hapat konkretë, lideri i PDK-së la të kuptohet se opozita po përgatitet për një rezistencë të shumëanshme, e cila mund të përfshijë si mjetet parlamentare, ashtu edhe ato të protestës qytetare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›