Kosovë, Pacolli premton tre njohje të reja gjatë javës

Zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka premtuar se këtë javë Kosovën do ta njohin edhe tre shtete afrikane.
Në një prononcim për RTK, ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të kthehet në Afrikë dhe atje do të sigurojë tre njohje. Ai u shpreh i pakënaqur që me presidentin e Hondurasit nuk janë takuar zyrtarë të lartë të qeverisë së Kosovës.
“Në javën e ardhshme do të udhëtojë në Afrikë, ku do të përfundojë punën e nisur në tre shtete dhe jam i bindur se javën e ardhshme do ta njohin Kosovës”, ka thënë Pacolli.
Ai ka falënderuar autoritetet shqiptare për pritjen që i kanë bërë Presidentit të Hondurasit, ndërsa ka shprehur pakënaqësi që në Prishtinë disa zyrtarë të lartë nuk janë takuar me Presidentin Lobo Sosa.
“Vizita e Presidentit të Hondurasit në Kosovë ishte edhe një mësim. Ata që e pritën i falënderojë shumë, ata që munguan në disa momente do të jetë një mësim për herën tjetër”, citohet të ketë thënë Pacolli.