Delo: Serbia më afër njohes së pavarësisë së Kosovës

Marrëveshja e arritur për vulat doganore midis Kosovës e Serbisë tregon se kjo e fundit është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja sllovene “Delo”.
“Edhe pse vula doganore, e cila për synim ka qarkullimin e normalizuar të mallit në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, nuk do të përmbajë simbole shtetërore të Kosovës, kjo vulë bën që Serbia ta njoh së shpejti pavarësinë eKosovës”, shkruan gazeta.
E përditshmja “Delo” gjithashtu vlerëson se rezultatet janë arritur në raundin e fundit të bisedimeve, për shkak të trysnisë që Brukseli ka ushtruar mbi Serbinë e Uashingtoni mbi Kosovën.
“Për këtë arritje është kujdesur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila pa doreza diplomatike ka tërhequr vërejtjen se përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE varet nga përparimi në raportet Beograd–Prishtinë”, shkruan gazeta lubjanase.