Kosove Partite opozitare kritikojne marreveshjen me Beogradin
Ne Kosove partite opozitare e kane kritikuar qeverine per arritjen e marreveshjes per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare me Serbine nderkaq kane paralajmeruar edhe mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Hashim Thaci.Dy dite me pare Serbia e Kosova arriten marreveshje per menaxhimin e perbashket te vendkalimeve kufitare.Prishtina pret te marre udherrefyesin per liberalizimin e vizave ndersa Beogradi pret ti krijohet hapesira per te marre statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian.