Ndeshja Laci-Kastrioti, lacianët rrahin barbarisht gjyqtarin e FIFA-s
TIRANE-Rikthehen aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Arbitri ndërkombëtar Lorenc Jemini është rrahur barbarisht nga drejtues dhe tifozë të klubit të Laçit, në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti. Pas golit të barazimit të shënuar në kohën shtesë nga krutanët, në fushë ka hyrë gjithë pankina e Laçit, përfshi edhe drejtuesit, të cilët kanë goditur gjyqtarin e FIFA-s.
TVNews24 siguron pamjet shokuese te dhunes.
Ndërhyrja e policisë ka qenë disi me vonesë dhe arbitri nuk u ka shpëtuar grushtave. Ngjarja ka qenë një shock i vërtetë dhe mund të sjellë përjashtimin e klubit të Laçit nga Kategoria Superiore, gjë kjo që parashikohet në Kodin e Disiplinës Sportive. Ndeshja mes Laçit dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa goli i barazimit është shënuar në kohën shtesë. Pas golit, arbitri e ndërpreu lojën dhe mesa duket ka qenë ky shkaku i dhunës ndaj tij.
(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Foto - Ndeshja Laci-Kastrioti, lacianët rrahin barbarisht gjyqtarin e FIFA-s Video - Ndeshja Laci-Kastrioti, lacianët rrahin barbarisht gjyqtarin e FIFA-s