Pogradec, rrihet në polici i moshuari, pëson dëmtime të rënda
POGRADEC- 79 vjeçari Kostaq Krëste, banor i lagjes “Burima “ në Pogradec, është thirrur në polici për të sqaruar një konflikt që ka patur për një rrugë me fqinjin e tij. Por, sipas 79 vjeçarit, ai në vend të sqarimeve është goditur në ambientet e policisë me grushta dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesën e fytyrës dhe në pjesë të tjera të trupit.
Sipas burimeve policore, të cilat nuk japin emrin e policit që ka dhunuar rëndë 79 vjeçarin Krëste, polici i zonës është pezulluar nga detyra nga SHGB e komisariatit dhe po hetohet për të zbardhur ngjarjen.
Mjeku ligjor, Hasan Laho, tha se, ai e ka vizituar të moshuarin Kostaq Krëste, duke konstatuar dëmtime në pjesën e fytyrës dhe pas grafive të kryera të dëmtuarit, do të relatojë zyrtarisht mbi dëmtimet që ka pësuar 79 vjeçari nga dhunimet në polici.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, plagos me thikë gruan, arrestohet 51-vjecari VIDEO: Pogradec, rrihet në polici i moshuari, pëson dëmtime të rënda