Kosovë/ Pezullohen nga detyra 3 zyrtarë të polcisë kufitare
Tre zyrtarë të Policisë Kufitare janë pezulluar, për shkak të dyshimeve për shpërdorim detyre. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.
Ai ka thënë se tre të pezulluarit janë të dyshuar se kanë lejuar që një person në kërkim, i cili është i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, të kalojë nëpër vendkalimin kufitar në Han të Elezit pa respektuar procedurat e rregullta. Beka ka thënë se kanë filluar hetimet edhe për identifikimin e disa të implikuarve të tjerë në këtë rast.