Kosovë: Policia falënderon qeverinë

Sindikata e policisë së Kosovës, ka falënderuar qeverinë e Kosovës për përkushtimin që po bën ne përmirësimin e mirëqenies së policëve.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave për pjesëtarët e policisë së Kosovës për 40% për vitin 2011 e që vlen nga janari i këtij viti është një motivim i lartë për pjesëtarët e policisë së Kosovës për realizimin dhe zbatimin e detyrave që parashtrohen para tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Kjo sindikatë thekson se bashkëpunimi i ngushtë, aktivitetet e përbashkëta e të kordinuara mirë të Sindikatës së Policisë së Kosovës me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës në drejtim të përmirësimit të mirëqenies të pjesëtarëve të PK-së në dialogun e zhvilluar për këto çështje me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qeverinë e Kosovës u kurorëzua me rezultate të mira për pjesëtarët e policisë së Kosovës.