Partia FER do të mbetet në listat zgjedhore të 9 janarit

Partia FER vlerëson se zgjedhjet e reja të përgjithshme në Kosovë janë mundësia “për të dalë nga kriza” dhe se “rivotimet e 9 janarit janë vazhdimësi e proçesit të 12 dhjetorit dhe vetëm tentativa për ta riparuar proçesin e dëmtuar të zgjedhjeve".
Në një komunikatë per media, kjo parti ka sqaruar se “duke marrë parasysh se Partia FER është e çertifikuar për këto zgjedhje dhe duke marrë parasysh zotimin e FER-it për të qëndruar pranë votuesve dhe qytetarëve të Kosovës, FER-i do të figurojë në listat zgjedhore dhe do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve të Kosovës”.