E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice sulm dy nderkombetareve

Dy persona civil, të punësuar si zyrtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, EULEX dhe OSBE janë sulmuar fizikisht nga një grup personash te paidentifikuar në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur rreth orës 21:15, në rrugën “Vllade Çetkoviq” në veri të Mitrovicës ku dy punonjësit janë sulmuar fizikisht nga 5-6 persona të panjohur, kryesisht të moshës së re, 15-16 vjeçare. Të dëmtuarit kanë njoftuar autoritetet policore.

Po sot Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në veri të Mitrovicës në shtëpinë e një serbi 37 vjeçar  në rrugën “Rugjer Boshkoviq” me dyshimin e përfshirjes së tij në posedim dhe shpërndarje të materialit të ndryshëm propagandues kundër institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe individ të përkatësisë etnike serbe.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, hetuesit policor kanë arritur që të gjejnë elemente dhe prova të mjaftueshme. Hetuesit kanë identifikuar edhe librezën e anëtarësisë së të dyshuarit si udhëheqës i organizatës nacionaliste serbe “otagjbina” bashkë me të edhe rregulloren e kësaj organizate. I dyshuari në momentin e bastisjes nuk ka qenë në shtëpi ndërsa atij i është lënë thirrja për t’u paraqitur tek organet e rendit.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›