E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje analize e re mund te revolucionarizoje trajtimin e kancerit

Nje nga zhvillimet me te rendesishme ne luften kunder kancerit gjate dekades se fundit ka te beje me provat klinike qe po zhvillohen tani ne kater qendra mjekesore ne Shtetet e Bashkuara. Qendrat po perdorin nje analize te re gjaku shume te ndjeshme te zbuluar ne Spitalin e Pergjithshem ne Boston te shtetit Masacusets. Kjo analize e re mund revolucionarizoje menyren e trajtimit te kancerit.

Kur tumoret rriten ata leshojne qeliza kanceroze ne gjak. Analiza e re thuhet se do te zbuloje edhe qelizat me te vogla kanceroze qe qarkullojne ne gjak. Mjeku Denis Haber eshte nje nga studiuesit

Per cdo qelize tumori ne gjak ka rreth nje miliarde qeliza te tjera qe qarkullojne. Kjo eshte sfida qe mes kesaj morie qelizash te zbulojme qelizen kanceroze.

Ne testin e ri nje moster gjaku kalon permes nje mikroprocesori te lyer me nje ngjites te vecante.

Te gjitha qelizat kalojne permes procesorit i cili njeh vetem qelizat kanceroze dhe ato jane te vetmet qe ngjiten aty.

Qelizat e shendosha kalojne. Mjeket shpresojne qe duke numeruar dhe dalluar llojin e qelizave kanceroze ne gjak ata mund te kuptojne nese trajtimi tek nje pacient po funksionon apo jo.

Mjeku Elmer Huerta eshte ish president i Shoqerise Amerikane te Kancerit

Shenja e vetme qe tregon ne se tumori po zvogelohet jane pamjet qe merren permes grafive CT apo MRI.

Por ndonjehere duhen muaj qe nje biopsi apo grafi te tregojne nese trajtimi po funksionon. Dhe nderkohe humbet kohe kritike nese kanceri vazhdon te rritet. Me testet e reja doktoret do ta kuptojne menjehere nese pacienti ka ende kancer.

E reja eshte se me pacientet qe trajtohen menyra se si duhet vepruar do te jete me e sakte.

Pra me kete teknologji ne mund te zbulojme me heret rishfaqjen e kancerit dhe mund te fillojme kurat e reja.

Greg Vertos merr pjese ne testet klinike ne Boston. Ai ka nje faze te avancuar te kancerit.

Kjo do te bente te mundur nderhyrjen e menjehershme dhe per mua do te ndryshonte gjithcka.

Tani testet klinike behen vetem per pacientet me kancer. Por teknologjia ngre nje pyetje a eshte e mundur te shpiket nje test per pacientet e shendetshem Specialistja e kancerit te gjiri Mjekja Suzan Love thote tani per tani jo.

Ne te gjithe kemi qeliza kanceroze ne trup qe nuk na shkaktojne ndonje problem. Ajo qe duhet patur kujdes me kete teknike eshte mbi-trajtimi i qelizave te fjetura qe nuk do te na jepnin kurre probleme.

Provat klinike pritet te vazhdojne per rreth pese vjet. Nderkohe doktor Huerta thote se njerezit duhet te tregohen te vemendshem.

Ndersa presim qe kjo teknologji te zere vend ne duhet te mos harrojme se kanceri eshte i heshtur dhe metoda me e mire per ta kapur ate heret sot eshte qe te vazhdojme kontrollet rutine per kancerin ne miter ne gji ne zorre apo prostate.

Nese provat klinike kane sukses studiuesit shpresojne qe analiza te perdoret per publikun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›