E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Presidentes po i jepet e drejta e vetos

Në rast se ligjvënësit e miratojnë “pakon e rishikuar” të amendamenteve kushtetuese nga lidershipi i PDK-së, i LDK-së, i AAK-së dhe i AKR-së, atëherë Kosova për herë të parë do të bëhet me president që do të ketë të drejtë vetoje në raport me Kuvendin, shkruan sot Koha Ditore. Këtë të drejtë që nuk e kanë pasur presidentët e deritashëm, kreu i shtetit do të mund ta shfrytëzojë gjatë dekretimit të ligjeve. Rrjedhimisht Kuvendi do ta ketë të vështirë ta mbrojë një ligj të miratuar me shumicë votash, në rast se i njëjti i kthehet nga presidentja. Derisa me normat kushtetuese dhe ligjore në fuqi Kuvendit nuk i nevojiten më shumë se 61 vota për ta rrëzuar ndonjë amendament të rishkruar nga presidentja, me dispozitën e re që është propozuar nga katërshja, Thaçi, Mustafa, Shala e Gashi, organi më i lartë ligjvënës i shtetit mund ta bëjë të njëjtën gjë vetëm në rast se i siguron 73 vota.
“Kuvendi mund të mbivotojë veton e presidentit ndaj një ligji të miratuar me shumicën e votave të të gjithë deputetëve plus dhjetë për qind vota të tjera shtesë dhe ai ligj konsiderohet i shpallur”, thuhet në dispozitën që aktualisht është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, në kuadër të “pakos së rishikuar”, kushtetuese.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›