Kosovë, QUINTI pro marrëveshjes OSBE-Serbi për zhvillimin e zgjedhjeve

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur mes OSBE-së dhe qeverisë serbe për t`u lehtësuar serbëve në Kosovë votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, të caktuara për datën 6 maj.
"Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgëzohen për gatishmërinë e tyre për t’ua siguruar votuesve me të drejtë vote mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike. Ne i jemi mirënjohës OSBE-së për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këtë detyrë sfiduese në afat të shkurtër dhe ia ofrojmë mbështetjen tonë të plotë ekipit të misionit të OSBE-së në Kosovë" thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.
Më tej, ftohen të gjithë qytetarët që të ndihmojnë për të mbajtur një ambient të qetë dhe paqësor ashtu që OSBE-ja të mund të kryejë punën e saj në kushte të qeta dhe të sigurta