Ferguson: Rooney është "i pabesueshëm"
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka vlerësuar paraqitjen e Wayne Rooneyt në fitoren e mbrëmshme perj 3-1 ndaj Arsenalit, si 'të pabesueshme'.
Sulmuesi anglez ishte lider në paraqitjen e Djajve të Kuq, duke shënuar njërin prej tre golave, dhe paraqitja e tij mori shumë lëvdata nga menaxheri i ekipit.
"Rooney ishte i pabesueshëm. Ai ishte lojtari kyç dhe ata nuk mund ta ndalonin atë. Ai është shumë i lumtur në klub, ka thënë Ferguson.