Kosove Rruget ne veriun e vendit ende jane te bllokuara

Protestues serbe ne veriun e Kosoves vazhdojne ti mbajne te bllokuara rruget kryesore qe cojne ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves edhe pasi qe forcat paqeruajtese te udhehequra nga NATO-ja arriten nje marreveshje mirekuptimi me perfaqesuesit e qeverise se Kosoves dhe ata te Serbise per tejkalimin e situates ne veriun e Kosoves.
Perfaqesuesit e serbeve ne komunat veriore pritet qe sot ne mbremje te takohen me Presidentin e Serbise Boris Tadic per te diskutuar marreveshjen e arritur per tejkalimin e situates ne veriun e Kosoves.
Sipas kesaj marreveshjeje qe nuk eshte nenshkruar nga askush vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves do te mbeten nen kontrollin e KFOR-it deri nga mesi i muajit shtator kur pritet rifillimi i bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.
Institucionet ne Prishtine e mirepriten marreveshjen e mirekuptimit duke e quajtur si nje nga arritjet me te medha te institucioneve te Kosoves nderkaq zyrtare te qeverise se Serbise thone se marreveshja ka shume mangesi por ajo krijon hapesire per zgjidhjen paqesore te problemeve.
Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni u urdherua nga qeveria e Kosoves ne perpjekje per te zbatuar vendimin per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves ku nuk funksionojne doganat e vendit.
Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Perfaqesuesit e Beogradit kerkojne kthimin ne gjendjen e meparshme nje kerkese kjo qe eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare.
Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.