E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja nga dhuna ligji perfundon ne Kushtetuese

Ligji që merr në mbrojtje personat e dhunuar përplaset me Kushtetutën dhe përfundon në Gjykatën supreme. Shkak është bërë një ngjarje konkrete, ku ligji për masat ndaj dhunës në familje është ndeshur me Kodin Penal. Një shtetas i akuzuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij kishte injoruar vendimet e gjykatës për të mos iu afruar asaj, duke e rrahur sërish.

Ndaj tij aktualisht duhet të rëndojë edhe akuza për pengim të zbatimit të vendimit të gjykatës. Por në këtë rast ligji civil ka ndërhyrë në Kodin Penal, duke tejkaluar kompetencat e tij. Ky konflikt po shqyrtohet nga trupa gjykuese e konstitucionalistëve.

"Gjykata ka pasur një rast konkret për gjykim, sepse ka dalë një urdhër mbrojtje dhe ky urdhër nuk është ekzekutuar vullnetarisht nga një i pandehur dhe prokuroria ka ngritur një akuzë, për moszbatimin vullnetarisht të një vendimi gjyqësor. Kodi penal nuk parashikon ekzekutim vullnetar të këtyre detyrime, por një ekzekutim të detyrueshëm"-thotë Idajet Beqiri, avokat i çështjes.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›