22 forca speciale SEALS mes te vrareve nga rrezimi i helikopterit ne Afgansitan

30 trupa amerikane mes tyre 22 pjestare te forcave speciale SEALS dhe 7 komando afgane te vrare. Ky eshte bilanci i goditjes se nje helikopteri Chinhook CH 47 ne Vardak te Afgansitanit te shtunen ne mengjes nga forcat talebane.
Ngjarja shenon diten me vdekshmerine me te larte mes forcave amerikane qe nga qershori i vitit 2005 kur kryengritesit goditen nje helikpter amerikan ne provincen e Kunarit duke vrare 16 trupa amerikane.
Forcat speciale po shkonin ne ndihme te forcave te koalicionit te cilet kishin vrare gjate luftimeve 8 militante .
Nje deshmitar tha se helikopteri po fluturonte ulet kur u godit nga nje rakete duke u perfshire ne flake e me pas u perplas ne toke.
Presidenti Obama publikoi nje deklarate ku shprehte ngushellimet per familjet dhe te afermit e trupave te vrare ne detyre .
Vdekja e tyre tha ai na kujton sakrificat e jashtezakonshme qe bejne grate e burrat e ushtrise sone dhe familjet e tyre.
Koloneli Stefan Gainard thote
shte nje humbje e tmerrshme nje tragjedi e madhe. Por eshte dhe humbje strategjike per vendin. Humbem nje brez te tere luftetaresh te specializuar per beteja te veshtira.
Ngjarja ka tronditur dhe qytezen e Virxhinia Bixh vendi ku sterviten trupat SEALS dhe ku jetojne familjet e tyre.
Dita e sotme nuk i ngjan dites kur banoret festonin qe djemte e qyteti te tyre kishin arritur te eliminonin terroristin me te kerkuar te botes Bin Ladenin.
Edhe ketu identiteti i grupit 6 te forcave Seal eshte sekret. Ketu ata jane stervitur duke notuar ne thellesi prej 100 metrash nen uje me duar e kembe te lidhuar duke i mbijetuar te ftohtit te Arktikut madje nen ujrat e akullta te tij. Jo cdo kush ia del 75 e atyre qe duan te behen Seals nuk kualifikohen dot. Ata qe munden lene familjet e tyre ne qyteze per tu larguara sa here qe thirren ne detyre.
Ndonese shumica e 22 forcave speciale SEAL qe ishin ne helikopterin e rrezuar ne Afganistan ishin pjese e skuadres 6 asnje prej tyre nuk ka marre pjese ne misionin ku u vra Bin Ladeni ne muajin maj.