Tiranë, bllokohet pallati shumëkatësh pa leje
TIRANE-Policia Bashkiake e Tiranës ka bllokuar sot një ndërtim pa leje në zonën e Laprakës. Ndërsa vijonte puna për ndërtimin e këtij objekti shumëkatësh, policia bashkiake ka ndërhyrë në kushtet e flagrancës duke ndërprerë punimet, ndërsa është vendosur një gjobë prej 10 milionë lekësh të reja ndaj subjektit ndërtues si dhe janë sekuestruar dy mjetet betoniere që po punonin në momentin e aksionit të Policise Bashkiake.
Drejtori i Policise Bashkiake, Florenc Hoxha deklaroi se aksioni do të vijojë deri në bllokimin e të gjitha ndërtimeve pa leje të evidentuara nga Bashkia e Tiranës
Pak dite me pare ishte zedhenesja e Bashkise se Tiranës, Anila Bisha e cila deklaroi se jane evidentuar dhe pezulluar ne gjithe territorin e Bashkisë së Tiranës së Tiranes 76 ndertime pa leje, ndersa ftoi qytetaret te denoncojne raste te tjera.
(d.b/BalkanWeb)