E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, Gordon: Ecni para me dialogun

SARAJEVE- “Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara në çështjen e dialogut”. Kështu ka deklaruar Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Philip Gordon gjate vizites se tij ne Sarajevë.

Zyrtari amerikan ka mbajtur një fjalim në konferencën Ballkani Perëndimor: Përparim, Stagnim apo Regres, ku është ftuar nga Qendra Marrëdhënie Transatlantike të Universitetit Hopkins (SAIS) dhe Fondacionit Amerikë Bosnjë.

Kjo konferencë është përshëndetur edhe nga Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. Edhe Biden në letrën e tij ka përmendur dialogun Kosovë Serbi duke thënë se po diskutohen çështje konkrete, derisa ka folur edhe për situatën e përgjithshme në rajon.

Korrupsioni vazhdon të shkaktojë vështirësi për tërë rajonin dhe rimëkëmbja ekonomike ka qenë shumë e ngadalshme dhe disproporcionale, ka shkruar zëvendëspresidenti amerikan.

Pas Sarajevës, Gordon pritet të vizitojë Kroacinë, Kosovën dhe Serbinë.
Gjatë fjalimit që kryesisht i është kushtuar situatës në Bosnjë e Hercegovinë, Gordon ka përmendur edhe shtetet e rajonit duke përfshirë edhe Kosovën.

Kosova së voni ka festuar trevjetorin e pavarësisë së saj dhe vazhdon të bëjë progres si një demokraci multietnike, ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›