E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, plan për të penguar punën e Kuvendit

ATHINE- Protestuesit greke thonë se kanë në plan të parandalojnë ligjvenësit që të hyjnë në parlament në Athinë sot në përpjekje për të ndaluar debatin rreth një raundi tjetër për shkurtim të thellë të shpenzimeve.

Demostruesit thonë se do të formojnë një zinxhir njerëzor përreth ndërtesës si pjesë e një greve të përgjithshme 24 orëshe kundër planeve ekonomike të qeverisë.

Trena, tragete dhe autobusë nuk do të jenë në punë, shkollat do të mbyllen dhe vetëm punonjës të domosdoshëm do të jenë në spitale. Por kontrollorët e trafikut ajror kanë vendosur për të mos marr pjesë në ndalimin e punës.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se politikanët grekë duhet të bien dakord për shkurtime të mëtejshme shpenzimesh dhe rritjen e taksave nëse Greqia kërkon të marrë një paketë tjetër ndihmash financiare.

Por shumë grekë të thjeshtë janë të zemëruar që po u kërkohet të bëjnë edhe më shumë sakrifica.

Paketa fianciare e vitit të kaluar prej 160 miliard dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka patur ndikim të pakët për të ndihmuar Greqinë të dalë nga borxhet e thella që ka.

Të henën, kompania e sherbimeve financiare Standard & Poors uli vlerësimin e kreditimit për Greqinë duke e vënë atë vend në fund të listët së vlerësimeve të kompanisë. (voa)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›