PD Pse nuk deshiron Edi Rama qe te numerohet cdo vote
“Sërish në daljen e tij të radhës, para mediave, Rama, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të numëruar çdo votë të panumëruar në çdo kuti, formuloi sulmin e radhës ndaj institucioneve të pavarura dhe shtetit ligjor”.
Ky ka qenë reagimi i selisë blu, përmes zëdhënëses së saj, Albana Mustafaraj, lidhur me qëndrimin e Ramës për vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor.
“Kryetari i Partisë Socialiste, që vetëm 4 ditë më parë, sulmoi vendimin e KQZ-së, me akuzën se ishin numëruar votat e hedhura gabim vetëm në 127 kuti dhe jo në të gjitha kutitë e tjera, sot pas vendimit të Kolegjit që vendosi të numërojë çdo votë të panumëruar që është hedhur gabim në kutitë e garave të tjera, ai i kthehet tezës së kanibalizmit.
Duke shpallur numërimin e çdo vote në përputhje me Kushtetutën e vendit si një akt kanibal, dhe kjo vetëm e vetëm se me sa duket votat e numëruara e nxjerrin z. Rama humbës në Bashkinë e Tiranës”, tha ajo.
Duke shtuar se megjithatë, edhe pas kësaj deklarate të z. Rama, qytetarët kanë ende të njëjtat pyetje pa përgjigje.
“Përse thotë z. Rama se është kanibalizëm të numërohen votat, kur dihet se kanibalizëm është të mos numërohen votat?
Përse shkon z.Rama kundër thirrjeve të përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura?
Pse nuk dëshiron z. Rama të numërohet çdo votë?
Përse kërkon z. Rama të mbysë zërat e qytetarëve?
Përgjigjet janë të qarta. Përse z.Rama nuk na i rrëfen ato?”, përfundoi deklaratën e saj Mustafaraj.