Kosovë-Serbi, Kocijançiç: S'konfirmohet marrëveshja për Telekom dhe Energji
Një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekom dhe energji ende nuk konfirmohet nga Brukseli.
Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pak para takimit të sotëm Thaçi Daçiç ka thënë se telekomi dhe energjia janë pika të diskutimit në takimin që pritet të fillojë sot.
“Sot do të takohen edhe grupet punuese për Telekom dhe Energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe Zonja Ashton dhe të dy kryeministrat, mirëpo më shumë për këtë në këtë moment nuk mund të them”, ka thënë Kocijançiq në Bruksel.
Vazhdimi i takimeve në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton gjithnjë sipas Kocijançiç po bëhen pikë së pari për të diskutuar rreth nivelit të implementimit të marrëveshjës së 19 prillit. Ajo gjithashtu e ka pranuar se edhe zgjedhjet si “një ndër pikat kryesore të marrëveshjes dhe planit për implementim” do të jenë pjesë e diskutimeve të sotme, shkruan Evropa e Lirë.
(e.m/BalkanWeb)