E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande, trupa italiane jep shfaqjen "Si engjëjt në qiell"

SARANDE- Shfaqja “Si engjëjt në qiell “ u organizua në mbrëmjen e fundit të Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit në shëtitoren e Sarandës. Një shfaqje e veçantë teatrore, e pazakontë për pushuesit dhe shëtitësit e mbrëmjes në Sarandë. Trupa e aktorëve italianë pozoi në objektet e shëtitores, në mjedise bashkë me publikun duke përcjellë me praninë e tyre një mesazh njerëzor, se ne vetë jemi si engjëjt.

Nën plastikën e fortë me allçi dhe veshje të bardha, nën tinguj muzike kishtare aktorët e trupës së ardhur nga Bergamo e Italisë paraqiten një format të veçantë të komunikimit me publikun.

Regjisori i shfaqjes, Luigi Pezzoti, tha se ishte emocionues reagimi i publikut, i fëmijëve apo miqve që kërkonin foto me engjët, si ëngjëj të prekshëm sa real aq dhe figurativ. Trupa e tij “Silence study” që nga viti 1985 ka organizuar shpesh shfaqje duke eksperimentuar mbi kërkimin teatror për një komunikim të vende të ndryshme.

Drejtori i festivalit, Alfred Bualoti, pohoi se kjo shfaqje e veçantë përkon me mbylljen e edicionit te 12-te të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000” dhe mbetet një shfaqje e shkollës teatrore ekspresioniste. 

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›