Kosovë-Serbi, pritet të fillojë qarkullimi i lirë
PRISHTINE- Ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të fillojë zbatimi i Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes. Ministri i punëve të brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka thënë se kjo marrë veshje vështirë se do të mund të fillojë së zbatuari shumë shpejt në veri dhe ka përmendur edhe shifrën e lartë që duhet paguar për sigurim e për të cilën, siç njoftojnë medie të Beogradit, ka insistuar Serbia
Ministri serb i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk pret probleme në zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, kalimi i kufirit për persona do të bëhet me letërnjoftim ose me anë të një dokumenti për hyrje-dalje me kohë të caktuar vlefshmërie. Ndërsa për automjetet me tabelat KS po ashtu do të vlejë dokumenti për hyrje-dalje, që do të thotë se kalimi është plotësisht i lirë.
Sa i përket automjeteve me targa me mbishkrimin Republika e Kosovës (RKS), është e domosdoshme që, si deri më tani, të nxirret targa provuese, pasi ato RKS nuk pranohen nga ana e Serbisë, ndërsa shenja KS ka pasur neutralitet ndaj statusit- ka sqaruar Daçiq. (Koha Ditore)