Partitë e vogla 40 mandate në proporcional kombëtar

Shtatë forca politike i janë drejtuar Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore me propozime konkrete për ndryshimin e disa prej neneve të Kodit Zgjedhor, ku më kryesorja është ajo e ndarjes së mandateve.
Sistemi zgjedhor
Pas argumentit të Partisë Demokratike se ndryshimi i sistemit kërkon prekjen e Kushtetutës, ekspertët e të vegjëlve kanë propozuar një tjetër variant, i cili bën të mundur llogaritjen e çdo vote, pavarësisht se në një qark një parti e vogël nuk fiton mandat. Kështu, “të vegjlit” kërkojnë që sistemit zgjedhor në vend, proporcional rajonal, t’i shtohet edhe korrektimi kombëtar. Kjo do të thotë se llogaritja e mandateve do të ndryshojë. Sipas këtij varianti propozohet që 100 deputetë të dalin nga proporcionali rajonal me 12 qarqe, si në zgjedhjet e vitit 2009, shkruan "Panorama".
Ndërsa 40 deputetë të tjerë dalin pas rillogaritjes së votave që merr secila parti në qarkun ku nuk ka fituar deputetë. Kështu, nëse një forcë politike nuk fiton asnjë mandat në Tiranë, Durrës apo Elbasan, votat e saj llogariten në të 12-të qarqet dhe sipas një formule të mirëpërcaktuar do të shikohet nëse ato prodhojnë një mandat apo jo. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, tha se “proporcionali rajonal me korrektim kombëtar bën të mundur që të gjitha votat të merren parasysh, pavarësisht faktit nëse një forcë politike nuk ka fituar një mandat deputeti. Njëkohësisht ky propozim nuk kërkon as ndryshimin e Kushtetutës”.
Listat
Një tjetër propozim i partive të vogla është edhe votimi me listat e hapura. Aktualisht, pasi forcat politike depozitojnë listën e kandidatëve pranë KQZ-së, ato nuk kanë më mundësi që t’i ndryshojnë. Partia Demokristiane dhe Partia Republikane insistojnë shumë në këtë variant me argumentin se qytetarët e dinë se kush do t’i përfaqësojë në Parlament. Por, në këtë rast, puna është më e komplikuar. Kjo pasi, për të ndryshuar renditjen brenda kandidatëve të një partie, kërkohet patjetër ndryshimi i Kushtetutës. Në pikën 1 të nenit 68 të ligjit themeltar të vendit thuhet:
“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në Komisionin Zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”.
Partitë e vogla kërkojnë gjithashtu që administrata zgjedhore të jetë jopolitike, siç ka qenë deri në zgjedhjet e 8 majit. Një pikë tjetër ku bashkohen të vegjlit, pavarësisht kaheve politike, është futja e teknologjisë në sistemin zgjedhor. Prej dy vitesh në Shqipëri votat numërohen në mënyrë elektronike, por, sipas partive të vogla, ekzistojnë mundësitë që edhe procesi i votimit dhe ai i identifikimit të votuesve të jetë elektronik. Në fund kërkohet rishikimi i neneve të Kodit Zgjedhor që ka të bëjë me financimin e partive.
Të vegjlit, bashkë kundër PS e PD
Në muajin nëntor, dhjetë krerët e partive të vogla të spektrit politik vendosën si kusht ndaj dy partive të mëdha ndryshimin e sistemit zgjedhor. Tryeza e të “vegjëlve” përbëhej nga LSI, PR, PLL, PDIU, PBLD, PDS, PSD, PDK, PSV 91 dhe PBDNJ, të cilat ranë dakord për të propozuar nëntë kërkesa ndaj PD-PS, të cilat do t’i paraqiten Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Ata deklaruan se “duhet gjetur rruga edhe për t’u dhënë mundësi votuesve që të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe kandidatët brenda forcave politike. Ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cenon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta”. /Start/
2011-12-25 16:55