E Diel, 1 Nëntor 2026

Sutanovac: Shpenzimet, ende pa kriter

Kritika të ndjeshme vijnë nga pala serbe sa i takon shpenzimeve të të ardhurave për serbët në Kosovë. Lidhur më këtë çështje, ka qënë Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Sutanovac, i cili ka theksuar se që nga viti 1999, miliarda euro janë ndarë nga Serbia për serbët në Kosovë.

13 vitet e fundit, Qeveria serbe ka ndarë 5-6 miliardë euro për serbët në Kosovë, ndërsa efekti frytdhënës i atyre parave nuk është realizuar, që qytetarët tanë të kenë stabilitet atje, ka thënë më tej Sutanovac. Për të, shpenzimet janë të larta dhe jo të mirëmenaxhuara.

Ndërkaq, një tjetër vlerësim vjen dhe nga i ashtëquajturi sekretar shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, i cili tha se Serbia nuk ka evidencë të saktë se sa para shkojnë në Kosovë dhe as se si ato shpenzohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›