E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashpersohet lufta per buxhetin ne Uashington

Propozimi i presidentit per buxhetin dhe reagimi i republikaneve do te theksojne ndarjet ne politiken amerikane mes atyre qe shohin qeverine si shtytesen e nevojshme ndaj perparimit dhe mireqenies dhe atyre qe e shohin si pengese te rende ndaj tregut te lire.

Ne fjalimin e perjavshem diten e shtune Presidenti Obama tha se projekt-buxheti i tij tregon maturi fiskale ne nje periudhe deficiti triliona dollaresh dhe se synon tu pergjegjet nevojave te vendit.

Buxheti kerkon nga Uashingtoni te jetoje brenda mundesive ndersa ne te njejten kohe te investoje per te ardhmen tone. Projekti shkurton ato qe nuk mund ti paguajme.

Presidenti tashme ka ngrire pagat e punonjesve federale. Buxheti i tij do te pezullonte nje pjese te madhe te shpenzimeve vendore per nje periudhe pesevjecare duke detyruar shkurtimet per disa programe dhe agjenci ne menyre qe te paguhet per rritjen e shpenzimeve ne projekte te infrastruktures dhe programe te tjera qe i mbeshtet administrata.

Ne pergjithesi administrata thote se plani do te pakesonte shpenzimet per me shume se 1 trilion dollare brenda 10 vjetesh.

Qysh para shpalljes se projekt-buxhetit republikanet kane shperfillur premtimin e presidentit per disipline fiskale. Kryetari i Komisionit te Dhomes se Perfaqesuesve per Buxhetin perfaqesuesi republikan Pol Rajen nga Uiskonsin tha se deshiron te shohe projekt-buxhetin njehere e te mos paragjykohe por shtoi se nuk i pelqen cfare ka degjuar deri me tash.

Ne njeren ane Presidenti Obama deshiron kursime qe nuk kane vlere dhe ne anen tjeter shpenzime te medha. Marrja e huave dhe shpenzimet nuk mundesojne begati. Deficiti i te sotmes domethene rritje taksash per te nesermen dhe kjo shkakton mbylljen e vendeve te punes.

Zoti Rajen thote se propozimi i zotit Obama per pezullimin e shpenzimeve do te linte pa zgjidhje shpenzimet tejet te medha te bera gjate dy viteve te para te administrates se tij.

Republikanet te cilet kontrollojne Dhomen e Perfaqesuesve thone se duan te kthejne shpenzimet vendore ne nivelin e vitit 2008 viti para se te vinte ne pushtet zoti Obama. Per te arritur qellimin republikanet po propozojne shkurtime te medha ne shpenzime ne gjithcka prej mbrojtjes se mjedisit ne hulumtimet mjekesore e deri ne ruajtjen e kufijve. Republikanet duan gjithashtu te shfuqizojne ligjin e administrates se Presidentit Obama per reformen shendetesore e cila synon te nxise me shume amerikane te blejne sigurime shendetesore private dhe te shtoje kujdesin parandalues.

Demokratet kane kontrollin ne Senat dhe Shtepine e Bardhe duke shkaktuar cfare pritet te jete beteje e zgjatur dypartiake rreth shpenzimeve federale. Shume ekonomiste dhe analiste te buxhetit thone se nese Shtetet e Bashkuara duan te rregullojne ceshtjet fiskale duhet te trajtohet programet popullore qe mundesojne te hyra dhe sigurim shendetesor per pensionistet. Por asnjera parti nuk ka ofruar plane konkrete per nje gje te tille.

Shpenzimet federale arrijne te pakten nje te katerten e prodhimit te brendshem bruto me se shumti qe prej fundit te Luftes se Dyte Boterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›