E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Antebellum fituesi i madh i cmimeve Grammy

Lady Antebellum ka fituar cmimin Grammy per Kengen e Vitit ne ceremonine e 53-te te ketyre cmimeve.

Trioja e muzikes kantri u shperblye dje me cmim per kengen hit Need You Now. Albumi me te njejtin emer i grupit po ashtu fitoi cmimin per albumin me te mire kantri.

Kengetarja dhe basistja Esperanza Spalding fitoi ndaj adoleshentit Xhastin Biber per cmimin e artistit me te mire te ri gjate ceremonise se transmetuar drejtperdrejt nga Los Anxhelosi.

Legjenda e rokut Mik Xheger u paraqit per here te pare ne ceremonine e cmimeve Gremi. Xheger kendoi nje kenge kushtuar artistit te ndjere te muzikes bluz Solomon Berk.

Albumi The Resistance i grupit britanik Mjuz u shperblye me cmimin per albumin me te mire te muzikes rok ndersa The Fame Monster i artistes Lady Gaga mori cmimin e albumit me te mire per pop vokal.

Miranda Lambert u shperblye me Gremi per interpretimin me te mire femeror te muzikes kantri me kengen The House That Built Me. Nderkaq grupi Train fitoi cmim per interpretimin me te mire per duete ose grupe me kengen Hey Soul Sister.

Kengetaret Bruno Mars dhe Lady Gaga moren shperblimet per kengetaret me mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›