Haxhinasto: Jo dhunë etnike në Maqedoni
Situata e krijuar në Maqedoni ka sjellë dhe reagimin e diplomacisë shqiptare. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka theksuar se diversiteti në Maqedoni nuk duhet të shërbej si premisë për dhunë.
Deklarata e kreut të diplomacisë shqiptare u bë sot gjata takimit me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Vele Trpevski, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup, ku u ndeshën përfaqësuesit e komuniteteve etnike më të mëdha në vend, Ministri, zoti Edmond Haxhinasto, u shpreh se diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë duhet të jenë një vlerë për vendin dhe, jo premisa për përplasje e për dhunë. Harmonia ndëretnike janë të rëndësishme për integritetin e Maqedonisë, si dhe për integrimin e saj në NATO e BE”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme.
14 Shkurt 2011