E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Serbia pranon lëvizjen e lirë

Shefi i delegacionit serb në dialogun Prishtinë-Beograd, Borko Stefanoviç për herë të parë ka pranuar se qytetarët e Kosovës, do të mund të udhëtojnë drejtë Serbisë me pasaporta të Republikës së Kosovës. Gjatë një interviste në mediat kosovare, Stefanoviç tha se marrëveshjet e ardhshme, do të jenë shumë të dobishme për të dyja vendet, pa paragjykuar statusin.
 

"Kosova do të përfitojë shumë gjëra të mira dhe përfundimisht njerëzit do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe do të mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe dokumentet pa paragjykime, lidhur me statusin e Kosovës", tha Stefanoviç.
I pyetur se a munden kosovarët të udhëtojnë në Serbi me pasaportë të Republikës së Kosovës, Stefanoviç tha se do të ketë mënyra që do të mund realizohet kjo.
 

Ndërkohë ai ka mohuar edhe deklaratat e Edita Tahirit, se Serbia po frikësohet nga dialogu.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›