E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi inspekton cilësinë e ujit në impiantin e Bovillës

Drejtori i Ndërmarjes së Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, ditën e sotme ka ndërmarrë një masë tjetër, ndërsa ka inspektuar cilësinë e ujit në impiantin e Bovillës.
 

Ndërsa ditë më parë, Dollapi premtori se të gjithë banorët e Tiranës nuk do të mbeten pa ujë, ai lëshoi mesazhin e radhës, ndërsa citoi se nga liqeni dhe impianti i Bovillës furnizohet me ujë të ujit të pijshëm pjesa me e madhe eTiranes.
 

“Liqeni monitorohet për pastërtinë e ujit 24 orë në ditë. Na krijon lehtësi dhe mjeti lundrues që UKT ka siguruar. Ky mjet na mundëson të monitorojmë liqenin në cdo anë. Pastërtia e ujit të pijshëm, është jo vetëm brënda standarteve, por niveli i baktereve është 300 herë më i vogël se kufiri maksimal që pranon sistemi i impiantit të Bovillës” tha me tej ai.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›