Siria nis zbatimin e planit të paqes më 10 prill
SIRI- Siria ka rënë dakord që të nisë më 10 prill zbatimin e planit të paqes, së të dërguarit të Ligës Arabe dhe OKB-së Kofi Anan, sipas mediave të huaja. Plani bën thirrje për dhënien fund të gjakderdhjes nga të gjitha palët, tërheqjen e ushtarëve dhe armatimit të rëndë nga qytetet Siriane si dhe lejimin e ndihmave humanitare për banorët.
Siria pranoi javën e kaluar planin e paqes së OKB-së, por hasi në kritikat e ndërkombëtarëve për moszbatimin e tij. Ndërkaq, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se presidenti Jakob Kellenberger, po udhëton drejt Sirisë për të biseduar në lidhje me zgjerimin e operacioneve humanitare dhe sigurimin e qasjes te të gjithë të burgosurit e qeverisë. Kryqi i Kuq tha se udhëtimi dy-ditor i Kellenbergerit do të përfshijë ndalesën në zonat e prekura nga luftimet në mes të trupave qeveritare dhe luftëtarëve opozitarë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)