E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Shenohet dita nderkombetare kunder korrupsionit

Organizata nderkombetare Transparency International gjykon se gjate vitit te fundit ka pasur nje shtim te shkalles se korrupsionit ne Kosove duke radhitur partite politike dhe gjyqesorin ne shkallen me te larte. Keto vleresime jane permbledhur ne Barometrin Global te Korrupsionit 2010 qe perfshine hulumtimet e zhvilluara nepermjet anketimeve ne 86 vende te botes perfshire edhe Kosoven. Ne vleresimet e kesaj organizate nota 5 shenon shkallen e skajshme te korrupsionit ndersa Kosova vitin e kaluar ishte radhitur ne grupin e trete te vendeve te ndikuara nga korrupsioni me noten 3.4.

Ne raport thuhet se sektori me i korruptuar eshte ai i partive politike qe kete vit vleresohet me noten 4.2 per dallim nga nje vit me pare kur ajo ishte 3.8. Ndersa sistemi gjyqesor sivjet ka marre noten 4.1 nga 4 sa ishte raportuar nje vit me pare.

Ndryshim pozitiv thuhet te jete shenuar ne sektorin e biznesit privat ku korrupsioni ka shenuar renie nga 3.7 ne 3.3.

Perfaqesues te mekanizmave te ndryshem qeveritar e joqeveritar thane sot se korrupsioni vazhdon te jete nje nga sfidat kryesore ne perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit ne Kosove. Jetullah Aliu nga Agjencia Kunder korrupsionit tha se qe nga themelimi i saj ne vitin 2007 jane trajtuar 600 informacione per raste te korrupsionit ndersa nje e treta e tyre jane percjelle ne prokurori.

Perafersisht rreth 200 raste jane percjell ne prokurorite kompetente duke filluar ne prokurorite e qarkut prokurorite komunale prokurorine speciale te Kosoves si dhe ne prokurorine e Eulex-it tha zoti Aliu.

Nderkaq Nazmi Mustafa nga Prokuroria e Posacme e Kosoves thote se infrastruktura ligjore per luften kunder korrupsionit nuk eshte e mjaftueshme.

Kosova e ka rregulluar me legjislacion ceshtjen e luftimit kunder korrupsionit mirepo ne shoqerine tone ekzistojne zbrazetira juridike ne legjislacion ne luften kunder korrupsionit. Ne te ardhmen kesaj ceshtjeje duhet ti kushtojme rendesi te madhe ne nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nen ligjore apo ndryshimet dhe plotesimin e ligjeve ne fuqi tha zoti Mustafa.

Habit Hajredini nga zyra per qeverisje te mire e cila funksionon ne kuader te zyres se kryeministrit thote se lufta kunder kesaj dukurie kerkon nje angazhim gjitheperfshires.

Nje rol ne realitet per te ndaluar dhe luftuar korrupsionin kete dukuri te keqe na nevojitet nje bashkim i forcave te institucioneve vendore ato nderkombetare dhe vet shoqeria civile ne vend tha zoti Hajredini.

Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane pjese e kritereve te percaktuara per perfshirjen e Kosoves ne proceset integruese evropiane krahas hapave tjere per sigurimin e qendrueshmerise politike ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›