E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Shtate te denuar per kontrabande me njerez

Nje gjykate ne Prishtine i shpalli fajtore dhe I denoi 7 te pandehur me gjithsej 66 vjet heqje lirie me gjoba qe arrijne shumen prej 450.000 eurosh nen akuzat per krim te organizuar dhe kontrabande me imigrante.

Denimet kane te bejne me ngjarjet e 14 tetorit te vitit 2009 kur 15 shqiptare gjeten vdekjen gjate perpjekjeve per te hyre ne vendet e Bashkimit Evropian. Ngjarja kishte ndodhur ne lumin Tisa ndermjet Serbise dhe Hungarise.

Sipas autoriteteve te akuzuarit u kane marre viktimave nga 2 mije e 500 deri ne 8 mije e 500 euro per ti derguar ata ne rruge te paligjshme ne ndonje nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ngjarja tragjike nxiti debate rreth gjendjes se rende sociale ne vend e cila ndikon ne shtimin e numrit te atyre qe bejne perpjekje te largohen ne kerkim te nje jete me te mire.

Veprimtaret humanitar terheqin verejtjen ne shkallen shume te larte te papunesise qe perfshine gjysmen e popullsise duke kushtezuar kesisoj edhe nje shkalle te larte te varferise ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›