E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi Kryeministri Erdogan dhe ambicjet per ndryshime kushtetuese

Zgjedhjet e pergjithme te se dieles se kaluar ne Turqi sollen fitoren e Partise per Drejtesi e Zhvillim te kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Por kjo fitore nuk pati shijen e duhur per kryeministrin dhe partine e tij pasi ata nuk arriten dot te siguronin dy te tretat e vendeve ne parlament cka do ti lejonte qe te ndryshonin kushtetuten pa patur nevojen e mbajtjes se nje referendumi popullor.

Mbeshtetesit e Partise per Drejtesi e Zhvillim festojne fitoren e partise se tyre ndersa Kryeministri Erdogan la menjane retoriken e tij te zjarrte te fushates me sa duket per te terhequr sa me shume mbeshtetje.

Zoti Erdogan thote se populli i dha nje mesazh per te hartuar nje kushtetute te re permes konsesusit e negociatave. Por kjo detyre duket se nuk do te jete e lehte per zotin Erdogan. Kryeministri shpresonte te fitonte dy te tretat e vendeve ne paralament te nevojshme per te ndryshuar kushtetuten pa mbajtur nje referendum.

Sipas Sinan Ulgen i firmes per kerkime politike Edam rezultati ishte nje goditje e madhe per ambicjet e zotit Erdogan  sidomos per deshiren e tij per te marre rolin e presidentit.

Kryeministri e ka bere te qarte deshiren e tij per te patur nje sistem presidencial te stilit amerikan apo francez.  Ai e shikon kete sistem preisdencial si nje menyre per te perqendruar edhe me shume pushtet ne duart e tij.  Por me kete shperndarje numrash ne parlament eshte e dukshme se do te jete shume e veshtire qe ai ta realizoje kete.

Posti i presidentit ne Turqi eshte ceremonial.  Deshira e zotit Erdogan eshte qe te ece perpara me planet per te ndryshuar kushtetuten me nje rol me te zgjeruar per presidencen dhe nje rol me te reduktuar te ushtrise.

Por Partia Popullore Republikane forca kryesore politike e opozites dhe disa anetare veterane te partise se kryeministrit thone se nje presidence me e fuqishme mund te vendose nen kontroll parlamentin.

Studiuesi i shkencave politike Nuray Mert thote se ambicja personale e zotit Erdogan mund ti kushtoje vendit sidomos per ceshtjen e te drejtave te kurdeve.

Nuk eshte premtuese per kurdet.  Nuk ka liri nuk ka te drejta nuk njihen kerkesat e kurdeve. Kjo eshte arsyeja qe ambicja e tij personale eshte nje zhgenjim i madh.

Mbeshtetesit e Partise per Paqe e Demokraci nje parti pro kurde kane arsye per te festuar kete jave. Partia ka shtuar perfaqesimin e saj ne parlamen nga 20 ne 36 duke i marre vende partise se zotit Erdogan.

Kjo parti kerkon me shume te drejta per kurdet  ku perfshihen dhe me shume autonomi dhe arsim ne gjuhen kurde. Nese zoti Erdogan zgjedh qe te plotesoje keto kerkesa si pjese e nje kushtetute me liberale ai mund te gjeje nje partnere tek  Partia Popullore Republikane.

Zoti Ulgen i shkencave politike me firmen Edam shpjegon

Udheheqesi i ri i partise po ndjek nje qendrim me liberal dhe nese ecet keshtu partia e kryeministrit Erdogan  mund te gjeje nje partner me konstruktiv ne parlament per miratimin e amedamenteve kushtetuese.

Vezhguesit thone se stili i forte i zotit Erdogan ndonese i pelqyer nga nje pjese e madhe e elektoratit turk nuk eshte i prirur drejt konsesusit.  Ne fakt perpjekjet  e tij te meparshme per te paraqitur nje kushtetute te re nuk u realizuan si pasoje e natyres se tij thumbuese e ironike.

Por mungesa e vendeve ne parlament  parashikon nevojen e nje referendumi per kushtetuten e re. Ne keto kushte studiuesi i shkencave politike engiz Aktar thote se zoti Erdogan mund te zgjedhe qe te ndjeke qellimet e tij presidenciale dhe  kryerjen e reformave te kufizuara qe synojne qetesimin e votuesve nacionaliste.

Ai mund te thote se sipas vizionit te tij ai ende ka shumicen dhe ende e qeveris kete vend. Ne kete rast nje kushtetute e re moderne e liberale ne Turqi nuk e zgjidh konfliktin kurd. Dhe per aq kohe sa vendi nuk e zgjidh dot konfliktin kurd gjithshka mund te ndodhe. Te gjitha mundesite jane te hapura dhe ato ngrene pikpyetje te medha per te ardhmen e Turqise. Ky eshte cmimi qe duhet paguar.

Diten e zgjedhjeve grupi rebel kurd PKK i cili ka luftuar me shtetin turk qe nga vitin 1984 paralajmeroi se do ti intensifikoje veprimet e veta  nese qeveria e re nuk ndermer hapa te menjehershm per te plotesuar kerkesat e tyre. Dhe partia per paqe e demokraci qe mbron interesat kurde ka paralajmeruar per trazira te medha sociale. Turqia eshte ne udhekryq dhe duket se kryeministri i vendit ka pak kohe pere te marre nje vendim se cilen rruge duhet te zgjedhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›